Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg ka dhënë një lajm të rëndësishëm për të ardhmen e Suedisë.  Suedia thuhet se ka rënë dakord të mbështesë përpjekjen e Turqisë për t’u bashkuar me unionin evropian, raporton Sky News.

Stoltenberg ka bërë me dije se Turqia ka pranuar të mbështesë anëtarësimin e Suedisë në aleancën ushtarake. Stoltenberg, Erdogan dhe kryeministri suedez Ulf Kristersson u takuan sot për të diskutuar shqetësimet e Turqisë rreth lejimit të Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO.

Ku njoftim vjen në prag të samitit të NATO-s në Vilnius, Lituani dhe pasi presidenti turk tha më herët se do ta hiqte veton për Suedinë pasi vendi i tij të pranohej në BE.

“I lumtur të njoftoj se pas takimit që prita me @RTERdogan & @SëedishPM, Presidenti Erdogan ka rënë dakord të përcjellë protokollin e pranimit të #Suedisë në Asamblenë e Madhe Kombëtare sa më shpejt dhe të sigurojë ratifikimin. Ky është një hap historik që i bën të gjithë aleatët e #NATO-s më të fortë dhe më të sigurt”, shkroi Stoltenberg.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Stoltenberg: Erdogani jep dritën jeshile për anëtarësimin e Suedisë në NATO! Kremlini e konfirmon: Prigozhin u takua me Putinin në Moskë