Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg ka dhënë një lajm të rëndësishëm për të ardhmen e Suedisë.  Suedia thuhet se ka rënë dakord të mbështesë përpjekjen e Turqisë për t’u bashkuar me unionin evropian, raporton Sky News.

Stoltenberg ka bërë me dije se Turqia ka pranuar të mbështesë anëtarësimin e Suedisë në aleancën ushtarake. Stoltenberg, Erdogan dhe kryeministri suedez Ulf Kristersson u takuan sot për të diskutuar shqetësimet e Turqisë rreth lejimit të Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO.

Nga ana tjetër Kremlini ka konfirmuar se Prigozhin u takua me Putinin në Moskë.

Dmitry Medvedev, nënkryetar i Këshillit të Sigurimit rus, ka thënë se Rusia do të sulmojë centralet bërthamore të Ukrainës dhe objektet bërthamore në Evropën Lindore.

"Konsideroni skenarin e një sulmi të njëkohshëm rus në termocentralet bërthamore Pivdenno-Ukrainska, Rivne dhe Khmelnytsky, si dhe objektet bërthamore në Evropën Lindore", shkruan ish-presidenti i Rusisë në Telegram.

Kërcënimi i Medvedev vjen si përgjigje pas një lajmi në një kanal propagandistik rus në Telegram që raportonte një tentativë sulmi ndaj një centrali bërthamor rus të vendosur në Smolensk Oblast, me një raketë Storm Shadow, një raketë që supozohet se ishte rrëzuar nga mbrojtja ajrore e Rusisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:47
Stoltenberg: Suedia do të mbështesë anëtarësimin e Turqisë në BE

1688671258_jensstoltenberg.jpg

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në fund të takimit trepalësh me liderët e Suedisë dhe Turqisë.

"Nuk i takon NATO-s të komentojë mbi procesin e hyrjes së Turqisë në BE, por Suedia ka rënë dakord, si një anëtare e BE, të mbështesë rigjallërimin e procesit të hyrjes së Ankarasë".- tha Stoltenberg

Ora 22:42
‘Bindet’ Turqia, tërheq veton, Stoltenberg: Erdogan jep dritën jeshile për anëtarësimin e Suedisë në NATO

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg ka dhënë një lajm të rëndësishëm për të ardhmen e Suedisë.  Suedia thuhet se ka rënë dakord të mbështesë përpjekjen e Turqisë për t’u bashkuar me unionin evropian, raporton Sky News.

Stoltenberg ka bërë me dije se Turqia ka pranuar të mbështesë anëtarësimin e Suedisë në aleancën ushtarake. Stoltenberg, Erdogan dhe kryeministri suedez Ulf Kristersson u takuan sot për të diskutuar shqetësimet e Turqisë rreth lejimit të Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO.

Ku njoftim vjen në prag të samitit të NATO-s në Vilnius, Lituani dhe pasi presidenti turk tha më herët se do ta hiqte veton për Suedinë pasi vendi i tij të pranohej në BE.

“I lumtur të njoftoj se pas takimit që prita me @RTERdogan & @SëedishPM, Presidenti Erdogan ka rënë dakord të përcjellë protokollin e pranimit të #Suedisë në Asamblenë e Madhe Kombëtare sa më shpejt dhe të sigurojë ratifikimin. Ky është një hap historik që i bën të gjithë aleatët e #NATO-s më të fortë dhe më të sigurt”, shkroi Stoltenberg.

Ora 16:53
Putin u takua me Prigozhin në 29 qershor në Kremlin, Medvedev kërcënon me sulm bërthamor Evropën Lindore! Biden: Ukraina jo anëtare në NATO pa përfunduar lufta

 

Presidenti rus Vladimir Putin dhe shefi i ushtrisë private Wagner, Evgeny Prigozhin, thuhet se u takuan në Kremlin më 29 qershor, pesë ditë pas kryengritjes së dështuar.  Mediat italiane II referohen gazetës franceze Liberation duke cituar burime të inteligjencës perëndimore, por më pas morën lajmin e ka konfirmuar dhe Moska.

Sipas gazetës, Prigozhin foli gjithashtu me gjeneralin Viktor Zolotov , komandant i Gardës Kombëtare dhe besnik ndaj presidentit, dhe me kreun e inteligjencës së jashtme ruse. Prigozhin në Kremlin dyshohet se "negocioi fatin e perandorisë së tij", shpjegohet.

Ndërkohë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm rus dhe komandanti i operacioneve ushtarake në Ukrainë, Valery Gerasimov bëri paraqitjen e tij të parë publike pas rebelimit të dështuar të grupit Wagner. Një video, e publikuar nga Ministria e Mbrojtjes ruse, tregon Gerasimov duke kryesuar një takim ku ai u informua mbi një përpjekje të ushtrisë ukrainase për të kryer sulme me raketa kundër Rusisë dhe Krimesë.

Dmitry Medvedev, nënkryetar i Këshillit të Sigurimit rus, ka thënë se Rusia do të sulmojë centralet bërthamore të Ukrainës dhe objektet bërthamore në Evropën Lindore. Konsideroni skenarin e një sulmi të njëkohshëm rus në termocentralet bërthamore Pivdenno-Ukrainska, Rivne dhe Khmelnytsky, si dhe objektet bërthamore në Evropën Lindore", shkruan ish-presidenti i Rusisë në Telegram.

Orëve të fundit në Ukrainë, rusët kanë bombarduar vazhdimisht disa qendra të banuara sepse ata po përpiqen të devijojnë kundërvënien e Kievit. zonat e pushtuara nga Rusia të rajonit ukrainas Kherson në bregun e majtë të lumit Dnipro. 

Nga ana tjetër anëtarët e NATO-s që takohen në Lituani më 11 dhe 12 korrik duan që Kievi të shohë përparim në marrëdhëniet e tij me NATO-n, por gjithashtu duan të shmangin premtimet specifike, të tilla si një afat kohor për anëtarësimin në Aleancë, të cilin ata më pas do të detyroheshin ta respektonin.  Kurse presidenti i amerikan Joe Biden tha se Ukraina nuk është gati për anëtarësim në aleancë, duke pohuar se lufta me Rusinë duhet të përfundojë përpara se vendi të marrë një ftesë për anëtarësim.

Ora 09:04
Biden: Ukraina nuk mund të anëtarësohet në NATO para përfundimit të luftës

Përpara se të nisej për në samitin e NATO-s, presidenti i amerikan Joe Biden tha se Ukraina nuk është gati për anëtarësim në aleancë, duke pohuar se lufta me Rusinë duhet të përfundojë përpara se vendi të marrë një ftesë për anëtarësim. Gjatë një interviste për CNN-in, Biden u shpreh se megjithëse është herët të flitet për përfshirjen e Ukrainës në Aleancë, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tjerë të NATO-s do të vazhdojnë të furnizojnë Kievin me armët e nevojshme për t'u mbrojtur kundër pushtimit të pajustifikuar rus.

“Unë nuk mendoj se ka unanimitet në NATO se a duhet të anëtarësohet Ukraina në familjen e NATO-s tani, në këtë moment, në mes të një lufte”, tha Biden.

"Ne jemi të vendosur të angazhohemi në çdo centimetër të territorit që është territor i NATO-s. Është një angazhim që ne të gjithë e kemi bërë pa marrë parasysh çfarë ndodh. Nëse lufta po vazhdon, atëherë të gjithë jemi në luftë", tha Biden.

Biden tha se ka folur shpesh me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për situatën e NATO-s dhe tha se e ka siguruar atë për mbështetjen e Uashingtonit në mbrojtje kundër agresionit rus.

"Unë mendoj se ne duhet të përcaktojmë një rrugë racionale për Ukrainën që të jetë në gjendje të kualifikohet për të qenë në gjendje që të hyjë në NATO", tha Biden.

Biden foli përpara udhëtimit të tij njëjavor, i cili fillon në Londër, më pas shkon në Vilnius të Lituanisë për samitin e NATO-s më 11 dhe 12 korrik, dhe në fund shkon Finlandë për t'u takuar me udhëheqësit e anëtarit më të ri të NATO-s.