Binjakët në rrezik, mjekët-nënës:
Cilin nga fëmijët do të shpëtosh?

Binjakët në rrezik, mjekët-nënës:<br />Cilin nga fëmijët do të shpëtosh?
Një histori sa e trishtë, aq edhe e bukur në të njëjtën kohë që çdo kush që e lexon e kupton se sa e shtrenjtë është jeta e një njeriu.

Rachel Irvin ishte shtazënë dhe priste të lindte binjake. Por diçka nuk po shkonte mirë me shtatëzaninë e saj. Ata ishin binjakë monoamiotik të rrallë në të njëjtën placentë dhe sipas mjekëve duhet të vdiste njëri, që të jetonte tjetri.

Mjekët i bënë pyetjen më të vështirë të jetës së saj “Cilin nga fëmijët do zgjedhësh që të jetojë”, pasi ishte pothuajse e pamundur që t’i lindte të dy.  

Por nëna 28-vjeçare nuk pranoi të bënte asnjë zgjedhje dhe vendosi t’i lindte të dy, duke marrë përsipër dhe riskun që mund të kishte për të. Chet dhe Kohan erdhën në jetë, por ky i fundit ishte shumë i dobët, pasi u konstatuan probleme me zemrën dhe mjekët i thanë nënës që kishte vetëm 12 muaj kohë që të jetonte.

Pas pesë operacioneve të njëpasnjëshme, Kohan ishte ende i dobët, por me kalimin e kohë ata dhanë efekt dhe vogëlushi po ia dilte mbanë mjaft mirë të ishte gjallë.

Jeta për të nuk është shumë e lehtë por Kohan është shumë i fortë, nuk e mposht asgjë duke u dëshmuar mjekëve që e kanë pasur gabim për të.

I rrethuar nga shumë dashuri dhe përkushtim nga nëna, ai po jeton sot duke mos u ndarë nga pjesa tjetër më e mirë, vëllai dhe duke i dhënë një mësim shumë të madh të tjerëve.

"Jeta është në luftë që e fiton ai që lufton më shumë"

[gallery]21629[/gallery]

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament