Muzeu Historik Kombëtar dhe Muzeu Shtetëror i Kosovës nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunim-binjakëzimit mes tyre. Ky ishte një akt që erdhi natyrshëm duke u nisur nga historia dhe trashëgimia e përbashkët kulturore.
Marrëveshja u nënshkrua nga titullarët e dy institucioneve, Melsi Labi dhe Arsim Mehmeti. Gjatë fjalës së tij, drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Labi, u shpreh se, krijimi i marrëdhënieve sa më të ngushta me Muzeun Shtetëror të Kosovës përbën një hap të rëndësishëm për zbatimin e projekteve të përbashkëta kulturore dhe historike. "Më anë të kësaj marrëveshjeje synojmë të bashkëpunojmë në fushën e trashëgimisë kulturore, muzeologjisë, publikimeve, ekspozitave dhe shkëmbimit të përvojave të ekspeditave të përbashkëta në etnokulturë, histori, arkeologji e art", theksoi ai. Ndërsa shprehu falenderimet e tij të përzemërta për këtë marrëveshje, drejtori i Muzeut Shtetëror të Kosovës, Arsim Mehmeti, theksoi se "kjo është një nga ditët më të veçanta për ne, pasi po ecim drejt rrugës që të parët na lanë amanet, sepse kemi një kulturë që i takon një kombi dhe kemi shumë gjëra që na bashkojnë. Për ne është kënaqësi dhe privilegj që ky bashkëpunim të zhvillohet për t'i treguar botës se ne i takojmë një kombi të qytetëruar dhe të lashtë".
Në bazë të këtij binjakëzimi, Muzeu Historik Kombëtar dhe Muzeu Shtetëror i Kosovës do të realizojnë projekte të përbashkëta për ngjarje, data e personalitete të historisë e kulturës kombëtare.
ATSH
/Shqiptarja.com