TIRANE - Zhvlerësimi i pasaportave të vjetra më tëpër se për këdo tjetër ka krijuar konfuzion për emigrantët. Kjo pasi pjesa më e madhe e atyre që nuk janë të paisur me pasaportat biometrike i kanë lejet e qëndrimit në pasaportën e vjetër. Por procedura e dorëzimit të pasaportave të vjetra dhe më pas tërheqja e pasaportave të reja si pjesë e rregullave për të tërhequr pasaportën biometrike nuk do të aplikohet për emigrantët. Sipas Drejtorit të Kufirit dhe Migracionit Pëllumb Nako emigrantët që do të kthehen në Shqipëri për tu paisur me pasaportë biometrike nuk do e dorëzojnë pasaportën e vjetër në polici.
"Çdo Emigrant që kthehet në Shqipëri duke filluar nga dita e sotme edhe më tej dhe nuk është i paisur me pasaportë biometrike, ka të drejtën të hyjë në vendin tone, por nuk ka të drejtë të dalë me pasaportën e vjetër. Të sqarojmë diçka të gjithë emigrantët nuk kanë të drejtë të largohen pa pasaportë biometrike, por kjo nuk i pengon që të kenë edhe pasaportën e vjetër me vete"- u shpreh për "Shqiptarja.com" Nako. Sipas Drejtorit Nako asnjë emigrant nuk do të mbahet peng në Shqipëri për shkak se ka lejën e qëndrimit të shtetit ku jeton në pasaportën e vjetër. Drejtori i Kufirit dhe Migracionit sqaron se emigrantët do të paraqiten në gjendjen civile me kuponin, çertifikatë familjare dhe fotografi. Për të bërë aplikimin nuk është e nevojshme që të kenë edhe pasaportën e vjetër me vete. Nako sqaron se emirgantët në Itali dhe Greqi mund të paisen me pasaporta biometrike dhe letërnjoftime pranë zyrave konsullore dhe legatave shqiptare pa ardhur në Shqipëri.
Ndërkohë në pikat e aplikimit për pasaporta biometrike në kryeqytet pas deklaratës së Zëvendës Ministrit të Brendshëm Ferdinand Poni për zhvlerësimin e pasaportave të vjetra më 1 mars 2012 ka patur fluks qytetarësh që kanë kërkuar sqarime mbi procesin e paisjes me pasaportat biometrike të fëmiljeve që jetojnë jashtë Shqipërisë. Personat që presin në radhë, pjesa më e madhe të moshuar, tregojnë se fëmijët në emigrim pasi kishin dëgjuar lajmin që pasaportat që mbanin në dorë nuk vlenin më dhe duheshin lënë në Shqipëri u kanë kërkuar prindërve dhe të afërmit që të interesohen për vulat dhe lejet e qëndrimit që mbajnë në pasaportat e vjetra. "Djali ka frikë se po të vijë në shqipëri ngelet këtu, se këta të pasaportave thonë që nuk del dot pa pasur pasaportën e re. Po për vulat që ka te e vjetra si t'ia bëjë ai?" shprehet për e moshuar që pret të sqarohet. (Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com