Birçe Hasko, mjeshtri i dhjetëra
karaktereve feston 72 vjetorin

Birçe Hasko, mjeshtri i dhjetëra<br />karaktereve feston 72 vjetorin
Një nga emrat më të talentuar në plejadën e aktorëve shqiptarë është padyshim artisti i merituar Birçe Hasko, i cili pak ditë më parë ka festuar 72 vjetorin e lindjes.

Aktori i dhjetëra roleve në kinematografi dhe teatër ka lindur në Dukat të Vlorës.
 
Ai është mjeshtri i karaktereve. Vështirë të kesh parë personazhet e interpretuara prej tij, e të mos mbash mend tellallin në filmin “Koncert në vitin 1936”, partizanin Mete Aliu te “Radiostacioni”, fshatarin te “Kthimi i ushtrisë së vdekur”.

birce hasko

Duke mos harruar rolin në komedinë “Shi në plazh” në rolin e Milos (i ati i vajzës) në një interpretim të jashtëzakonshëm duke i dhuruar publikur të qeshura pa masë.

E në dhjetëra personazhe të tjerë në produksione kinematografike shqiptare në vitet prej vitit 1971 e deri vonë, në filmat e rinj shqiptarë të post-komunizmit.

Birce Hasko është aktor popullor në Shqipëri, ai ka lozur në më shumë se 30 filma.
 
Në vitin 1965 nisi studimet për aktor. Pas diplomimit në Institutin e Lartë të Arteve (sot Universiteti i Arteve) ai punoi si pedagog pranë këtij Instituti punë të cilën e vazhdon edhe sot duke dhënë lëndën e Mjeshtërisë së Aktorit.
 
birce hasko
(Birçe Hasko në rolin e tij Milo, në komedinë "Shi në plazh")

Për punën e tij akademike i është dhënë titulli “Profesor”. Në teatër ka interpretuar mbi 12 role. Roli i tij më i realizuar është ai i Milos në komedinë “Shi në plazh” shkruar nga Teodor Laço.
 
Po ashtu një kontribut të çmuar ka edhe në kinematografinë shqiptare, ku ka interpretuar role të shumtë. Roli i tij i parë në kinematografi daton në vitin 1971 në rolin e ballistit në filmin “Kur zbardhi një ditë”.
 
Më tej do të vazhdonte me rolet e tij në shumë filma si ai i Mete Jahos tek filmi “Radiostacioni” në vitin 1979, roli i Syrjait në filmin “Skëterrë 43” në vitin 1980, roli i profesorit në filmin “Gurët e shtëpisë sime” në vitin 1985 si dhe shumë role në filma të tjerë për të mbërritur në rolin e tij më të fundit në filmin "Kronikë Provinciale" në vitin 2009.
 
Në vitin 1991, merr titullin Profesor. Në vitin 1976, çmimIN urdhri “Naim Frashëri”, klasi i dytë , në vitin 1988 “Artist i Merituar”.
 
18 Prill 1987, Medaljonin e Festivalit për interpretimin e rolit të Dajës në filmin “Dhe vjen një ditë” në Festivalin e VII-të të Filmit Shqiptar të zhvilluar në Tiranë nga data 13 deri në 18 prill të vitit 1987.
 
22 Prill 1989, Çmimi i III-të për interpretimin e rolit të Babait të Danës në filmin “Shkëlqim i përkohshëm” në Festivalin e VIII-të të Filmit Shqiptar të zhvilluar në Tiranë nga data 18 deri më 22 prill të vitit 1989. Në vitin 2002 merr titullin “Mjeshtër i Madh” dhe po këtë vit shpallet “Qytetar Nderi” i Orikumit.
 
Ndër rolet e tij në kinematografi dhe në teatër janë:
 
• Kronikë provinciale (2009)
• I dashur armik - (2004)
• Tirana, viti zero - (2001)
• Parullat - (2001)....Shoku Sabaf
• Nata - (1998)
• Fletë të bardha - (1990) (TV)
• Kronikë e një nate 1990
• Vetmi - 1990, Teki Maliqi
• Vitet e pritjes (1989) - Xha Rufeti
• Kthimi i ushtrisë së vdekur 1989 - Fshatari që sjell arkivolin e ushtarit të vdekur
• Historiani dhe kameleonët 1989 - Nën Toger Muharremi
• Bregu i ashpër (1988)
• Shkëlqimi i përkohëshëm (1988) - Babai i Danës
• Përrallë nga e kaluara - (1987) - Dasmori gaztor
• Zëvendësi i grave - (1987), Shef Mesini
• Tre ditë nga një jetë - (1986), Kalo Malushi
• Dhe vjen një ditë - (1986). Daja
• Të shoh në sy (Film TV) - (1985), Andrea
• Gurët e shtëpisë sime - (1985)
• Shi në plazh - (1984) Milo, teater-komedi
• Koha nuk pret - (1984)
• Kush vdes në këmbë - (1984).Kryetari i gjyqit
• Dita e parë e emrimit - (1981), Shoferi i zv. Ministrit
• Në kufi të dy legjendave - (1981) , Xhelua
• Sketerre 43 - (1980), Syrjai
• Njeriu me top - (1979),Tosun Baçi
• Liri a vdekje (film) -(1979), Sotiri
• Radiostacioni (film) -(1979)
• Koncert në vitin 1936 - (1978). Tellalli
• Shtigje lufte - (1974).Tafa Partizani
• Kur zbardhi një ditë - (1971)Sulo Ballistil
Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Regjistër elektronik publik për mjekët që punojnë në shtet dhe privat, Qeveria miraton ndryshimet në 'Urdhrin e Mjekut'

Regjistër elektronik publik për mjekët që punojnë në shtet dhe privat, Qeveria miraton ndryshimet në 'Urdhrin e Mjekut'