Birësimi nga çiftet homoseksuale, Komisioneri për Diskriminimin për Report Tv: Nuk mund të shkohet direkt aty, jam pro bashkëjetesës

 

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda tha se Shqipëria ka bërë përparime për të gjithanshme për sa i përket komunitetit të LGBTQI.

Duke folur për mikrofonin e Report Tv  Gajda shprehu një hezitim për sa i përket birësimit nga çiftet homoseksuale, ndërsa shto se është pro bashkëjetesës.

“Ky është një manifestim siç bëjnë shumë grupe shoqërore për të drejtat e tyre. Edhe ky komunitet manifeston duke kërkuar drejtat e tyre. Është një ditë e cila kërkon që jo vetëm personat LGBTI, të jenë pjesë sepse fundja të drejtat e njeriut janë të të gjithëve.

Shqipëria ka bërë përparime të gjithanshme si në legjislacion, në njohjen nëpërmjet konventave, por edhe në institucionet publike që janë më të hapura ndaj këtij komuniteti, por edhe në shoqëri ka pasur përmirësim për ti pranuar. Shoqëria shqiptare e toleron në një mënyrë normale edhe manifestimin, dhe janë duke u pranuar gradualisht edhe mes tyre.

Numri i ankesave është në rritje, kjo do të thotë se LGBTI ekspozojnë shkeljen e të drejtave të tyre nëpër institucionet publike. Të mos diskriminohen njerëzit për asnjë shkak qoftë për bindje fetare, bindje politike apo për orientimin e tyre seksual.

Mendoj që sidomos në shoqëri që realizimi i disa të drejtave ka rezistencë, kjo duhet të vij në mënyrë graduale dhe jo në mënyrë të sforcuar. Edhe në vendet e Evropës ndryshimet kanë qenë graduale, duhet të ketë informim, komunikim në vetvete, duke i parë të drejtat për të gjithë shoqërinë. Me dialog dhe komunikim pozitiv që janë të shëndosha të mund të pretendohet arritja graduale e të drejtave për të gjithë komunitetin.

Çështja e birësimit ka disa dimensione. Nuk do të thosha që të shkohej direkt në birësim, unë do isha pro njohjes së bashkëjetesës. Ky do të ishte një hap i mirë fillimisht, Kushtetuta e lejon këtë hapësirë, konventa e të drejtave të njeriut e lejon këtë hapësirë dhe legjislacioni duhet ta lejoj.”, tha ai.


Lajmi kryesor:

Tirana ‘vishet’ me ngjyrat e ylberit, komuniteti LGBTQI mbajti ‘Paradën e Krenarisë’! Aktivistja: Jemi familje! E pranishme edhe Kim! Ambasadorja e Suedisë: Dashuria, për të gjithë


J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale