Tirana ‘vishet’ me ngjyrat e ylberit, komuniteti LGBTQI mbajti ‘Paradën e Krenarisë’! Aktivistja: Jemi familje! E pranishme edhe Kim! Ambasadorja e Suedisë: Dashuria, për të gjithë

TIRANË-  Kryeqyteti u “vesh” sot me ngjyrat e ylberit. Me moton “Ne jemi familje”, dhjetëra anëtarë të komunitetit LGBTQI mbajtën “Paradën e krenarisë” si çdo vit.

Gjatë marshimit aktivistët bënë një ndalesë në kryeministri dhe pasi mbuluan shkallët e ndërtesës me flamurin e LGBTI, aktivistja e njohur e të drejtave të komunitetit, Xheni Karaj i bëri thirrje Ramës të bashkohej me ta. Sipas saj ai nuk e ka mbështetur mjaftueshëm këtë komunitet në 10 vitet e fundit që është aktiv në vendin tonë. Karaj më herët tha se komunitetin e LGBTQI-së nuk e ndalon dot asnjë pushtet. 

Me flamurin e LGBTQI në duar, e pranishme në “Paradën e Krenarisë” ishte edhe ambasadorja amerikane Yuri Kimk, si dhe ambasadorja e Suedisë Elsa Håstad. Nga parada nuk mund të mungonte as Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda.

Parada e parë e Krenarisë u organizua nga Brenda Howard, një aktiviste biseksuale, në qytetin e Nju Jorkut më 28 qershor 1970. Marshimi i parë u quajt Marshi i Ditës së Çlirimit të Rrugës Christopher (i cili është emri i rrugës në të cilën ndodhet Stonewall Inn) dhe ngjarja kishte një element festimi dhe proteste. Howard organizoi një ngjarje tjetër vitin e ardhshëm në 1971, dhe së shpejti paradat e Krenarisë u krijuan në të gjithë botën.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:00
Birësimi nga çiftet homoseksuale, Komisioneri për Diskriminimin për Report Tv: Nuk mund të shkohet direkt aty, jam pro bashkëjetesës

 

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda tha se Shqipëria ka bërë përparime për të gjithanshme për sa i përket komunitetit të LGBTQI.

Duke folur për mikrofonin e Report Tv  Gajda shprehu një hezitim për sa i përket birësimit nga çiftet homoseksuale, ndërsa shto se është pro bashkëjetesës.

“Ky është një manifestim siç bëjnë shumë grupe shoqërore për të drejtat e tyre. Edhe ky komunitet manifeston duke kërkuar drejtat e tyre. Është një ditë e cila kërkon që jo vetëm personat LGBTI, të jenë pjesë sepse fundja të drejtat e njeriut janë të të gjithëve.

Shqipëria ka bërë përparime të gjithanshme si në legjislacion, në njohjen nëpërmjet konventave, por edhe në institucionet publike që janë më të hapura ndaj këtij komuniteti, por edhe në shoqëri ka pasur përmirësim për ti pranuar. Shoqëria shqiptare e toleron në një mënyrë normale edhe manifestimin, dhe janë duke u pranuar gradualisht edhe mes tyre.

Numri i ankesave është në rritje, kjo do të thotë se LGBTI ekspozojnë shkeljen e të drejtave të tyre nëpër institucionet publike. Të mos diskriminohen njerëzit për asnjë shkak qoftë për bindje fetare, bindje politike apo për orientimin e tyre seksual.

Mendoj që sidomos në shoqëri që realizimi i disa të drejtave ka rezistencë, kjo duhet të vij në mënyrë graduale dhe jo në mënyrë të sforcuar. Edhe në vendet e Evropës ndryshimet kanë qenë graduale, duhet të ketë informim, komunikim në vetvete, duke i parë të drejtat për të gjithë shoqërinë. Me dialog dhe komunikim pozitiv që janë të shëndosha të mund të pretendohet arritja graduale e të drejtave për të gjithë komunitetin.

Çështja e birësimit ka disa dimensione. Nuk do të thosha që të shkohej direkt në birësim, unë do isha pro njohjes së bashkëjetesës. Ky do të ishte një hap i mirë fillimisht, Kushtetuta e lejon këtë hapësirë, konventa e të drejtave të njeriut e lejon këtë hapësirë dhe legjislacioni duhet ta lejoj.”, tha ai.

Ora 13:41
‘Parada e Krenarisë’, ambasadorja e Suedisë për Report Tv: Dashuria është për të gjithë

 

Në “Paradën e Krenarisë” e cika u mbajt ditën e sotme në Tiranë ishte edhe ambasadorja e Suedisë Elsa Håstad e cila dha mesazhin e saj për Report Tv.

“Mesazhi im për sot është që të gjithë qytetarët kanë të drejtën të jenë si duan ato të jenë. Dashuria është për të gjithë.”, tha ajo.

 

Ora 12:04
Flamuri i LGBTQI mbulon shkallët e kryeministrisë, aktivistja-Ramës: 10 vjet në marshin, s’ke ardhur asnjëherë

 

Aktivistët e komunitetit mbuluan shkallët e kryeministrisë me flamurin e tyre. Aktivistja e njohur, Xheni Karaj i bëri thirrje Ramës të shkollë në marshim dhe t’i mbështesë.

“Kemi 10 vite që bëjmë parada dhe nuk ka ardhur asnjëherë. Asnjëherë s’ka thënë që është mbështetës i komunitetit LGBTI.”, tha ajo.

Ora 11:32
Me flamurin e LGBTQI në duar, Yuri Kim i bashkohet ‘Paradës së Krenarisë’

 

Në paradën e krenarisë me flamurin plot ngjyra është shfaqur edhe ambasadorja amerikane, Yuri Kim. Krah saj është edhe ambasadorja e Suedisë Elsa Håstad.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vone: 22/05/2022 00:15

    Shume mbrapa ka ngelur Shqiperia ne kete drejtim. Martesat LGBT duhet te ishin ligjeruar 10 vjet perpara.

    Përgjigju
  • Bim: 21/05/2022 17:00

    Me ne fund pak civilizim edhe tek ne,dashuria nuk duhet kurre paragjykuar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër