BIRN, raporti: Shteti, 30%
i qasshëm ndaj qytetarëve
Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese publikoi të shtunën raportin “Shteti 30% Qasje për Qytetarët” për institucionet shtetërore në Kosovë. BIRN-i ka ngritur padi ndaj Zyrës së Kryeministrit, institucionit më jotransparent, për mohim të qasjes në dokumente publike.
PRISHTINË - BIRN monitoroi për një vit e gjysmë zbatimin e ligjit për qasje në dokumente publike, i cili ka hyrë në fuqi në tetor të vitit 2010. Ato çfarë zbuloi raporti: “Shteti 30 % i Qasshëm për Qytetarët”, të publikuara nga BIRN, përfshijnë institucionet transparente dhe jotransparente përgjatë gjithë periudhës 18 muajshe të monitorimit.
Gresa Musliu, hulumtuese në BIRN, gjatë prezantimit të raportit pohoi se prej 300 kërkesave për qasje në dokumente publike drejtuar institucioneve vetëm në 100 prej tyre është kthyer përgjigje pozitive.
Institucioni më jotransparent, sipas Musliut, është Zyra e Kryeministrit të Kosovës, e cila nga njëqind kërkesa ka kthyer përgjigje në më pak se tridhjetë prej tyre.
Në një rast, ZKM-ja nuk ka ofruar qasje në faturat e shpenzimeve të kryeministrit dhe zëvendëskryeministrave nën arsyetimin se mund të publikohet “ndonjë dietë shëndetësore e tyre”.
Për këtë arsye, BIRN ka paditur ZKM-në për mohim të qasjes në dokumente publike, thuhet në raportin e publikuar nga ky rrjet i gazetarisë hulumtuese.
Institucione të tjera jotransparente të përmendura në raport janë komuna e Prishtinës, e cila në një rast refuzoi kërkesën për qasje në dokumente publike për shkak se “arkiva është çrregulluar”.
Sipas raportit të BIRN, jotransparentë janë treguar edhe Agjencia Kadastrale e Kosovës dhe Këshilli Prokurorial dhe ai Gjyqësor i Kosovës, të cilët nuk kanë pranuar publikimin e emrave të gjykatësve dhe prokurorëve ndaj të cilëve janë ndërmarrë masa disiplinore.
Raporti përmend edhe institucione transparente si Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë për ofrimin e dosjeve të historisë së kompanive të regjistruara, Zyra e Auditit të Përgjithshëm për publikimin e faturave të shpenzimeve të auditorëve dhe Agjencia Kundër Korrupsion për dhënien e dokumenteve të ndryshme që nuk mund të gjenden
në Internet.
Gresa Musliu gjatë prezantimit të raportit ka përmendur edhe Agjencinë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, e cila ka iniciuar heqjen e deklaratave të pasurive nga sistemi online dhe ka arsyetur ZKM-në për mos zbulim të faturave të shpenzimeve. ”Kjo agjenci paraqet rrezik për transparencën, sepse që nga themelimi është duke gjetur kinse arsye ligjore për të arsyetuar mostransparencën e institucioneve”, tha Musliu.
Në fund, Musliu rekomandoi institucionet që të përgjigjen në të gjitha kërkesat për qasje në dokumente publike dhe të kenë konsideratë më të lartë për çështjet me interes publik, para se të refuzojnë kërkesat për qasje në dokumente publike.
Marrë nga "Koha Ditore"
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?
-
Po
38.8%
-
Jo
50.9%
-
Nuk e di
10.3%
Vota total: 6925
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'E adresova problemin tek kryeministri', Andia Ulliri rrëfen bisedën me Ramën për banorët që preken nga Thumanë-Kashar: Më tha të shkoj tek Ministria e Infrastrukturës
30 Korrik, 18:22
-
Morën votëbesimin në parlament, dy ministrat e rinj Vengu dhe Hoxha bisedojnë me njëri-tjetrin
30 Korrik, 18:12
-
Spiropali mban fjalën e parë si kryeparlamentare, Noka hedh shishe me ujë në drejtim të kryeministri Rama
30 Korrik, 18:03
-
Tensione në Kuvend, Bardhi-Ramës: Futi një vizë aty! Vokshi hedh letra ne drejtim të kryeministrit
30 Korrik, 17:57
-
Rama ulet në vendin e deputetëve, i afrohet Andia Ulliri dhe e pyet për Thumanë-Kashar
30 Korrik, 17:56
-
Deputetët e PDIU-së 'tradhtojnë' opozitën, votojnë pro emërimit të Ballës si ministër i Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin
30 Korrik, 17:48
-
'Të shkarkoi si leckë', Bardhi përjashtohet nga seanca, debat me Nikollën: Gënjeve kur the se jam sëmurë! Kryeparlamentarja: Të të vijë turp
30 Korrik, 17:19
-
Pritet të nis seanca e jashtëzakonshme/ Tre ministrat e rinj paraqiten në parlament
30 Korrik, 17:12
-
Firma e fundit para lënies së detyrës/ Balla dhe King-Smith nënshkruajnë për 1 milionë stërlinat për ndërtimin e Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare dhe Migracionit
30 Korrik, 16:58
-
Zjarri në Shëngjin, 2 avionë Canadair pritet të vijnë në ndihmë, Kërkohet ndihma e Mekanzimit Evropian të Mbrojtjes Civile
30 Korrik, 16:57
-
Aksident në aksin Marinëz-Fier, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal! Plagosen 3 persona
30 Korrik, 16:57
-
Zjarri djeg sipërfaqe me ullinj në Kaninë, rrezikohen banesat (VIDEO)
30 Korrik, 16:40