Birra lufton
sëmundjet më të mëdha

Birra lufton<br />sëmundjet më të mëdha
Pija e birrës ka efekt positiv në shëndetin tonë. Përveç shijes që ajo ka njerëzit që konsumojnë birrën në mënyrë të moderuar luftojnë sëmundjet si ato të zemrës dhe kockave.

Ajo lufton gurët në veshka, ftohjen si dhe sëmundjet tumoriale. Birra është konsideruar nga shumë persona si pije që të shëndosh por kjo, sipas studiuesve, nuk është e vërtetë pasi ajo nuk përmban shumë kalori.

Në një spot publicitar thuhet se: “kush pi birrë i kap të njëqind vjetët”. Nuk është kaq e vërtetë, por gjithsesi vlerat e saj nuk duhet të mohohen.

Origjina e saj daton para shumë kohësh. Sot, provat më të lashta për ekzistencën e birrës mendohet të jenë rreth më se 6 000 vjet dhe përshkruhen nga sumerët, të cilët kishin një qytetërim mjaft të lashtë.

Sumerët e zbuluan rastësisht procesin e fermentimit, ndoshta nga një copë bukë që u lag dhe u harrua. Pas pak kohe ajo filloi të fermentohet me ndihmën e disa baktereve të ajrit, duke u kthyer në një masë alkoolike.

Ndërkohë në kohët e sotme ajo konsumohet në të gjithë botën. Sipas një studimi të fundit nga Universiteti i Barcelonës, në bashkëpunim me Institutin e Shëndetit në Madrid, konsumimi i moderuar i birrës ka efekte pozitive në shëndetin tonë, për përmbajtjen e lartë të acidit folik, të vitaminave, hekurit dhe kalciumit.

Për më tepër, te birra gjendet një molekulë që është konsideruar antitumor. Ajo nuk është thjesht një pije alkoolike, por ajo ka veti të rëndësishme ushqyese dhe në fakt për një kohë të gjatë ka qenë quajtur edhe si “bukë e lëngshme”.

Kjo padyshim është një gjë e mirë, por gjithsesi nuk bëhet fjalë ta teproni, domethënë ju mund të pini dy apo tre gota në ditë. Në këtë mënyrë ju do të merrni 20 deri në 30 gramë alkool, ashtu siç e rekomandon edhe mjeku. Po përfitimet e birrës cilat janë?


Birra lufton ftohjen

Te birra gjendet një molekulë e cila lufton ftohjen, por edhe disa sëmundje të tjera të stinës së dimrit. Kjo u zbulua nga disa studiues japonezë të Sapporo Medical University, të cilët kanë identifikuar një substancë (umulone), që gjendet në bimën e birrës, e cila nëse merret në sasi të mëdha vepron si një mburojë kundër viruseve.

Edhe pse te shumë persona ekziston koncepti që birra të shëndosh. Kjo nuk është e vërtetë. Birra nuk ju shëndosh sepse ajo nuk përmban shumë kalori. Një gotë 250 gramë mban 85 kalori, më pak sesa një suko frutash e pasur me vitamina.pija e birres

Gjithsesi kjo varet edhe nga lloji i birrës që zgjidhni. Zakonisht në ambalazhin e tyre ndodhen edhe të dhënat, kështu që kini parasysh t’i kontrolloni ato.

Ndërkaq, një e dhënë mjaft interesante vjen edhe nga Britania e Madhe, pikërisht nga shtëpia e birrës, ku thuhet se birra “bionde” është më pak kalorike mes pijeve alkoolike, me vlera edhe më të ulëta sesa shumë pije të buta.

Konsumimi i birrës i bën mirë kockave
 
Këtë gjë e tregon Universiteti i Kalifornisë në Davis, i cili ka shqyrtuar mbi 100 lloje të ndryshme të birrave, duke vënë në dukje një prani të konsiderueshme të silicit.

Bëhet fjalë për një mineral i cili mes karakteristikave të tij ka edhe atë që rrit formën dhe forcën e kockave tona. Silici është prezent sidomos te birrat e prodhuara me elb dhe hops (bimë birre).

Pirja e tepërt e birrës mund të dobësojë kockat, por një deri në dy birra në ditë mund t'i bëjë ato më të forta. Birra është e pasur në silikon, një element që gjendet në disa ushqime dhe pije, i cili ka qenë i lidhur me eshtra të fortë. Në një studimi të Universitetit Tufts, burrat që pinin një deri në dy birra në ditë, kishin dendësi të kockave.
 
Birra parandalon shqetësimet kardiovaskulare

Ajo zvogëlon me 4% nivelin e kolesterolit, pra redukton yndyrat në gjak. Është provuar nga kërkime të ndryshme se pirja e vazhdueshme dhe e paktë e birrës ul rrezikun e atakut në zemër.

Kjo për shkak se ajo përmban një normë të lartë të polyphenols, antioksidantë të njohur për kapacitetin e lartë nga pikëpamja e arterieve mbrojtëse.

Birra është antitumorale

Kjo vlerë e birrës është zbuluar nga Instituti i Tumoreve në Gjenevë. Ajo e gëzon këtë funksion në sajë të nivelit të lartë të polyphenols, veçanërisht te xanthohumol, i cili ka aftësinë të ndalë zhvillimin e enëve të gjakut të reja që nxisin rritjen e tumorit.

Birrat me përmbajtje më të lartë të xanthohumol janë ato me shumë hops (bima me të cilën prodhohet birra) domethënë ato të cilat kanë një shije të hidhur dhe që në gotë bëjnë një shkumë të madhe dhe të vazhdueshme.
 
Kur vjen puna për pijet që i bëjnë mirë shëndetit tonë, vera është ajo pije që i merr të gjitha meritat.

Por, nëse ju jeni një adhurues i birrës atëherë duhet të dini dhe për disa vlera të tjera që ajo ka për shëndetin. "Një birrë e ftohtë është një mënyrë e përsosur për t'u çlodhur në fund të ditës, përveç shijes që ka ajo mund edhe të jetë e mirë për ju", thotë Etan Bergmen Presidenti i Akademisë të ushqyerit dhe dietologjisë.

Birra bën që zemra juaj të punoj shpejt

Nëse ju preferoni birrë, verë apo pije të tjera, njerëzit që pijnë një deri në dy pije alkoolike të çdo lloji kanë më pak të ngjarë të vuajnë nga sëmundjet e zemrës sipas Shoqatës Amerikane të dietës.

Ekspertët besojnë se alkooli përmirëson shëndetin e zemrës, duke rritur nivelet e kolesterolit "të mirë".
Birra e lehtë përmban etanol që ka një efekt pozitiv mbi shëndetin e zemrës gjithmonë duke e konsumuar atë në mënyrë të moderuar.

Birra i bën mirë veshkave tuaja

Sipas një artikull në çështjen e ADA-s Times, thotë se birra mund të reduktojë rrezikun e zhvillimit të gurëve në veshka.

Hulumtuesit gjetën se birra ul rrezikun e gurëve në veshka tek burrat në krahasim me pijet e tjera alkoolike, ndoshta kjo për shkak të përmbajtjes së lartë të ujit dhe efekt diuretik. Komponimet në HOPS gjithashtu mund të ngadalësojnë lirimin e kalciumit të kockave që është implikuar në gurë në veshka.

Birra përmban beta- glucan një lloj fibër e shpjeguar për të kredituar përmirësimin e shëndetit të zemrës duke ulur nivelin e kolesterolit.

Pija e birrës është shumë e mirë duke u konsumuar në mënyrë të moderuar sepse ajo ofron vitaminën B. Një birrë në ditë furnizon trupin me tre përqind të vitaminës B12 dhe 12.5 përqind të vitaminës B6.

Këto dy ushqyes sipas dietologëve mbajnë zemrën tuaj të shëndetshëm duke ulur nivelet e homocistein-it​, një amino acid që mund të dëmtojë arteriet tuaja dhe të inkurajojnë formimin e mpiksjes së gjakut.

Gjithmonë dietologët këshillojnë që pirja e birrës duhet të jetë e moderuar. Nuk duhet kursesi të tejkalojmë sasinë e konsumimit të kësaj pije.

E këshillueshme sipas tyre është një deri në dy birra në ditë duhen konsumuar për të ndjerrë të gjitha efektet positive të birrës. Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Tajvani thotë se Kina dërgoi avionë ushtarakë në territorin e saj

Tajvani thotë se Kina dërgoi avionë ushtarakë në territorin e saj