Biseda EPIKE e presidentit slloven me truprojën shqiptare teksa vrapon tek Liqeni Artificial (FOTO)

Biseda EPIKE e presidentit slloven me truprojën shqiptare teksa vrapon tek Liqeni Artificial (FOTO)

Kodrat e Liqenit Artificial janë kthyer në destinacionin e preferuar jo vetëm të qytetarëve të Tiranës, por edhe të huajve. E madje jo vetëm për turistët, por edhe për personalitetet që huaja që vijnë në Tiranë për takime zyrtare, konferenca, apo samite të ndryshme.

Presidenti slloven Barut Pahor ka shfrytëzuar orët e para të mëngjesit për të vrapuar nga Kodrat e Liqenit, para se të vishte kostumin zyrtar e t’i bashkohej presidentëve të tjerë nga vendet e Ballkanit Perëndimor në Samitin e BRDO-Brijunit që po mbahen në Tiranë. 

Këtë fakt, e konfirmon vetë presidenti slloven përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ja çfarë shkruar Pahor, teksa poston edhe foto:

“Le të hyjmë në Tiranë. Në vend të drekës, vrapojmë. Por roja shqiptare e sigurisë është i veshur me kostum dhe po vrapon së bashku me ne. Unë i them: "Më falni zotëri, por ju do të vraponi 15 milje i veshur kështu?" Ai përgjigjet: "Nuk ka asnjë problem President, pasi unë jam i veshur sportiv, nuk kam një kravatë".

Epo, pastaj atij i morëm një biçikletë. Tashmë po kthehemi në hotel dhe do ta pyes nëse gjithçka është në rregull. "Po, goxha vrapim", thotë ai.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Heu: 09/05/2019 19:44

    Si vrapoka kodoshi bash si sali berisha.

    Përgjigju
    • Qytetari digital: 09/05/2019 22:27

      Po pra po duhet me e pa ne not sa i mir esht.

  • Tani: 09/05/2019 15:41

    Po në këto punë ka protokoll që do të thotë se truproja duhet ta di paraprakisht axhendën e presidentit. Nëse është vënë në dijeni duhet të përshtasë veshjen me aktivitetin, nëse nuk është vënë në dijeni normal do të vijë me kostum zyrtar.

    Përgjigju
  • Agim: 09/05/2019 12:12

    Ca ka per epike ktu ai ate pune ka apo ti thot prit sa te iki cik nshpi tndrrohem ose tpres kur tmbarosh

    Përgjigju
    • Miku: 09/05/2019 15:37

      Hahahahh Agim je i madh..e ke qa komentin

    • lexuesi: 09/05/2019 14:45

      Mire keta 'shkelesit autokton' te rregullave, po ai 'hollandezi' pse vrapon te korsia e bicikletave apo provon sa i gatshem eshte roja per ta mbrojtur?

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu