Bisedë telefonike me Di Maion, Basha: Italia do të jetë partner kyç i PD-së në qeverisjen e vendit

Bisedë telefonike me Di Maion, Basha: Italia do të jetë partner kyç i PD-së në qeverisjen e vendit

Lulzim Basha

Pas bisedës telefonike me ministrin e Jashtëm të Italisë, Luigi Di Maio me Edi Ramën e Lulzim Bashën, ka reaguar ky i fundit. Basha thotë se ai i ka garantuar Di Maios se PD do të bëjë gjithçka që i takon për të përshpejtuar procesin e integrimit.  Sipas tij, Italia do të jetë një partner kyç i PD në qeverisjen e vendit, si në luftën kundër krimit dhe trafiqeve, ashtu edhe në zhvillimin ekonomik, ku investitorët italianë luajnë një rol të rëndësishëm.

"Sot pata një bisedë telefonike me Ministrin e Jashtëm të Italisë, Luigi Di Maio. E falenderova për ndihmën e madhe që Italia i ka dhënë Shqipërisë dhe për zërin e fortë në mbështetje të integrimit të Shqipërisë në BE. Ministrin Di Maio e njoha me përfundimin e kodifikimit të reformës zgjedhore, e cila është dhe një nga 15 kushtet për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE. Miratimi sa më parë i reformës do t’i hapë rrugë zbatimit të saj, duke shtuar garancitë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. E garantova se PD do të bëjë gjithçka që i takon për të përshpejtuar procesin e integrimit. Italia do të jetë një partner kyç i PD në qeverisjen e vendit, si në luftën kundër krimit dhe trafiqeve, ashtu edhe në zhvillimin ekonomik, ku padyshim investitorët Italianë luajnë një rol të rëndësishëm", ka shkruar Basha në Twitter.


Lajmi kryesor:

Ministri i Jashtëm i Italisë bisedë telefonike me Ramën e Bashën: 'Zgjedhorja' të miratohet para pushimeve verore


  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë