Ministri i Jashtëm i Italisë bisedë telefonike me Ramën e Bashën: 'Zgjedhorja' të miratohet para pushimeve verore

"Reforma zgjedhore të miratohet para pushimeve verore". Kjo është kërkesa që ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio i ka bërë kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD, Lulzim Basha gjatë bisedave telefonike të zhvilluara gjatë ditës së stome.  Gjatë të dy bisedave telefonike ministri italian ka shprehur vlerësimin e tij për marrëveshjen e arritur deri tani nga forcat politike për reformën zgjedhore si dhe ftoi të dy liderët t’i përmbahen kësaj marrëveshjeje për miratimin e ligjit në parlament  përpara pushimeve verore.

“Çështjet që ende duhen diskutuar janë të rëndësishme, por po kaq e rëndësishme është ruajtja e një fryme konstruktive si dhe të qenit të hapur për dialog. Miratimi i një ligji të ri zgjedhor konfirmon faktin se të dy palët mund të punojnë së bashku për arritjen e objektivave të përbashkëta”, është shprehur Di Maio.

Ministri Di Maio, gjatë bisedës me Kryeministrin shqiptar nënvizoi gjithashtu rëndësinë për të vijuar me procesin e reformave, të cilat, sipas ministrit duhet të jenë të përbashkëta dhe të kenë jetëgjatësi  parë dhe nën këndvështrimin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian” 

"Për Italinë mbetet një çështje kyçe puna për reformën në drejtësi, e cila duhet të realizohet plotësisht sa më shpejt. Realizimi i plotë i saj brenda një kohe të shkurtër është me rëndësi edhe për përmirësimin pasi do të ketë një impakt edhe në klimën e biznesit në Shqipëri", është shprehur ministri italian.  Ministri e përgëzoi gjithashtu edhe për mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian “çka dëshmon për seriozitetin dhe vendosmërinë e palës shqiptare në rrugën e përafrimit drejt Evropës. Italia i ofron Shqipërisë mbështetjen e saj të plotë në rrugëtimin e saj drejt BE-së”, ka thënë ministri.

Ministri Di Maio nuk ngurroi gjithashtu të kujtojë edhe personelin mjekësor që mbërriti nga Shqipëria gjatë krizës së pandemisë si dhe shprehu dëshirën për t’a falenderuar publikisht gjatë vizitës së tij të ardhshme në Tiranë që mendon ta kryejë pas pushimeve verore.

Me synimin për të realizuar një bashkëpunim më të ngushtë në fushën e ekonomisë si dhe për të zbutur efektet negative të krizës më të fundit të shkaktuar nga pandemia, Ministri di Maio propozoi aktivizimin sa më të shpejtë të Komisionit ekonomik të përbashkët Itali – Shqipëri, kuadër i cili mund të mundësojë dhënien e shtysës së duhur për rritjen e investimeve mes Italisë dhe Shqipërisë si dhe marrjen në konsideratë e më tej zgjidhjen e nevojave të sipërmarrësve italianë në Shqipëri dhe atyre shqiptarë në Itali.

Ndërsa gjatë bisedës me Kreun e PD, Ministri  italian shprehu sërish vlerësimin për përparimet në arritjen e marrëveshjes mes mazhorancës dhe opozitës përsa i përket reformës zgjedhore, duke shpresuar në ruajtjen e një fryme bashkëpunuese për vijueshmërinë me axhendën e reformave. “Realizimi i objektivave të përbashkëta në të mirën e Shqipërisë duhet të përqafohet nga të gjitha forcat politike pavarësisht dallimeve mes tyre” u shpreh Ministri. Ai theksoi në fund edhe rëndësinë e Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian duke inkurajuar liderin e Partisë Demokratike të punojë në mënyrë aktive në arritjen e objektivave të rëndësishëm për procesin e integrimit shqiptar në BE.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:57
Bisedë telefonike me Di Maion, Basha: Italia do të jetë partner kyç i PD-së në qeverisjen e vendit

Pas bisedës telefonike me ministrin e Jashtëm të Italisë, Luigi Di Maio me Edi Ramën e Lulzim Bashën, ka reaguar ky i fundit. Basha thotë se ai i ka garantuar Di Maios se PD do të bëjë gjithçka që i takon për të përshpejtuar procesin e integrimit.  Sipas tij, Italia do të jetë një partner kyç i PD në qeverisjen e vendit, si në luftën kundër krimit dhe trafiqeve, ashtu edhe në zhvillimin ekonomik, ku investitorët italianë luajnë një rol të rëndësishëm.

"Sot pata një bisedë telefonike me Ministrin e Jashtëm të Italisë, Luigi Di Maio. E falenderova për ndihmën e madhe që Italia i ka dhënë Shqipërisë dhe për zërin e fortë në mbështetje të integrimit të Shqipërisë në BE. Ministrin Di Maio e njoha me përfundimin e kodifikimit të reformës zgjedhore, e cila është dhe një nga 15 kushtet për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE. Miratimi sa më parë i reformës do t’i hapë rrugë zbatimit të saj, duke shtuar garancitë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. E garantova se PD do të bëjë gjithçka që i takon për të përshpejtuar procesin e integrimit. Italia do të jetë një partner kyç i PD në qeverisjen e vendit, si në luftën kundër krimit dhe trafiqeve, ashtu edhe në zhvillimin ekonomik, ku padyshim investitorët Italianë luajnë një rol të rëndësishëm", ka shkruar Basha në Twitter.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ger: 02/07/2020 13:07

    di maio minister i jashtem si te thuash paloka kryeminister

    Përgjigju
  • Iris: 02/07/2020 02:54

    <<KOMISION EKONOMIK I PERBASHKET,italo-shqiptar>> ?!Shume interesant,komshij te vjeter me synime po aq te vjetra.1920 dhe 1939 nuk jane harruar Akoma nga te dy anet e Adriatikut.

    Përgjigju
  • hahh: 01/07/2020 17:44

    kjo eshte arsyeja pse nuk na rrespekton njeri ne si vend.....Ministri i Jashtem i nje vendi, edhe pse mik, merr kurajn dhe nderhyn ne punet tona te brendshme......pa llogaritur qe minister eshe pa universitet e nuk ka punuar nje dite ne jeten e tij.....te marresh mend nga ky sigurisht qe duhet matesh 3 here.....

    Përgjigju
    • Rom6: 01/07/2020 18:25

      O ah,di Maio ka qene president parlamenti,,zv minister,,tashi Minister,,,,ti hajaa nda Libtazhdi ça ka bo ne jete o trim

    • hahh: 01/07/2020 18:21

      me duket se thashe te verteta Niku...pa shkolle eshte dhe ska punuar asnjehere.....gabohem???!!!Verifikoni!!!!! skuptoj ca eshte ky komenti yt pa kuptim fare...po deshe te jetosh ne nje vend qe edhe kur ke per te dhjere duhet te pyesesh te tjeret ....a po dhjes mire????? per mua kjo qasje eshte alla delesh....pa karakter, pa identitet

    • Niku: 01/07/2020 18:09

      Ti po qe je i zgjuar,,vazhdo mer mend nga kafenet se do behesh dikush..

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria skualifikohet nga Euro 2024, a ju pëlqeu loja e Kombëtares



×

Lajmi i fundit

Operacion në zhvillim e sipër, SPAK 20 masa sigurie në lidhje me inceneratorin e Tiranës! Masa për kompanitë guackë, dyshohet edhe për 2 të lidhur me median

Operacion në zhvillim e sipër, SPAK 20 masa sigurie në lidhje me inceneratorin e Tiranës! Masa për kompanitë guackë, dyshohet edhe për 2 të lidhur me median