Bisedimet armëpushimin dhe pengjet vazhdojnë, lideri politik i Hamasit mbërrin në Egjipt

Bisedimet armëpushimin dhe pengjet vazhdojnë, lideri politik i Hamasit mbërrin në Egjipt

Ushtarët e Hamasit

1702114668_hamas.PNG

Ushtarët e Hamasit

Hamasi ka konfirmuar se lideri politik i grupit, Ismail Haniyeh ka mbërritur në Egjipt, ndërsa bisedimet mbi një marrëveshje të mundshme armëpushimi dhe për pengjet vazhdojnë. 

“Këtë mëngjes, vëllai muxhahid Ismail Haniyeh, kreu i byrosë politike të lëvizjes Hamas, mbërriti në kryeqytetin egjiptian, Kajro, për të zhvilluar diskutime me zyrtarët egjiptianë rreth zhvillimeve në agresionin sionist kundër Rripit të Gazës dhe shumë dosje të tjera", thuhet në një deklaratë të Hamasit, raporton Sky News. 

Haniyeh udhëtoi nga kryeqyteti i Katarit Doha këtë mëngjes, pasi u takua me ministrin e jashtëm iranian Hossein Amir-Abdollahian përpara se të nisej. Disa udhëheqës të lartë të Hamasit jetojnë me kohë të plotë në Katar, ndërsa Yahya Sinwar i drejton operacionet e tij brenda vetë Gazës. 

Deklarata nuk konfirmoi nëse ai ishte vendosur të diskutonte në mënyrë specifike për pengjet, por zyrtarë të lartë izraelitë, përfshirë kreun e shërbimit të inteligjencës Mossad, thuhet se janë në Kajro për këtë qëllim.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Washington Post: Izraeli gati për armëpushim dyjavor! Sulm izraelit në Rafah, 25 të plagosur, shkatërrohet dhe një xhami


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore