Bisedimet dypalëshe/ Idrizi: Status minoriteti entik shqiptar për çamët në Greqi!

I ftuar sot në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” në Report TV, kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, foli ndër të tjera edhe për negociatat direkte mes Shqipërisë dhe Greqisë për një sër çështjesh të mbartura ndër vite.

Sipas Idrizit, deri tani janë shtruar dhe po marrin zgjidhje vetëm çështje që janë një interes madhor për Greqinë dhe jo për Shqipërinë.

Kryetari i partisë “çame”, radhiti se cilat janë ato sipas tij:

“Ligji për toponimet është kërkesë e grekëve, Shqipëria e ka bërë. Një ligj absurd, që ne të mbajmë toponimet e Greqisë. Në pasaportat e shtetit shqiptar, ka emërtime për njerëz që, vendlindjen e kanë në Çamëri, babai im ka lindur në Margëlliç, ka certifikatë lindje,  ka dhe pasaportën e shtetit shqiptar ku shkruhet Margëlliç. Sot është i detyruar ta ndqrrojë pasaportën dhe ta vëjë në greqisht, Margariti.

Ligji për minoritetet, ka qenë gjithashtu një kërkesë e Micotaqit që më 1993. Është absurd, sepse Kosova që është e detyruar me kushtetuan që ka, është një shtet me 6 minoritete. Shqipëria njohu 9 minoritete. Është hequr koncepti i zonave minoritare. Që më 1936, në kohën e Mbretit Zog, njihej Finiqi dhe Dropulli si zona minoritare. Greqia ndaj ka vendosur ta zhvendosë gjithnjë zonën minoritare drejt Himarës. 

Kombësia nuk është çështje se si ndihesh, për është çështje fakti. Unë jam shqiptar me nënë e me babë dhe jam regjistruar shtetas shqiptar me nënë e babë shqiptare. Kjo është shumë e qartë edhe në konventën evropiane të të drejtave të njeriut. 

Këto zona kanë diskriminim pozitiv, ka tabela në gjuhën greke dhe shqipe, kur Greqia nuk e njeh marrëveshjen kuadër dhe është një vend që e ka pastruar etnikisht Greqinë nga gjithë pakicat e tjera. Unë i kam këkruar ministrisë tonë të jashtme, që të këkrojë nga pala greke, që për shqiptarët që janë në zonën e Çamërisë, ku flasin të gjithë shqip, Shqipëria të kërkojëe statusin e kombësisë shqiptare që e kanë patur që më 1927. 
Minoritarët mund të shkojnë edhe në Kukës, ne s’mund ta mohojmë këtë. Mos bëhemi kaq filantrop, se më pas do na dali që të vëmë dhe vende të përcaktuara në parlament.

Kërkesë e kahershme e Greqisë janë edhe varrezat e ushtarëve grekë në Shqipëri. Çështje si varreza dhe ligji i luftës vijojnë si çështje pajtimi. Ne s’kemi qenë në konflikt me Greqinë, por ishin ata që na shpallën luftë, dhe që mësynë, ulën flamurin shqiptar dhe ngritën atë të Vorio Epirit. Kryeministri grek i kohës, Metaksa, ishte i vetmi në Evropë që përshëndeti pushtimin e Shqipërisë nga Italia, si fashist që ishte. 

Interesi i Shqipërisë do të ishte nisja nga kufijtë tokësorë. Protokolli i Firences nuk është ratifikuar kurrë nga Greqia. Është masakra e Pehskëpisë më 1995, pala greke edhe pse hyri në Shqipëri dhe vrau në territorin shqiptar, pala greke thoshte nuk jemi të sigurt nëse i kanë vrarë në terrirotrin shqiptar apo grek. 
Interesi i Shqipërisë ishte për kufijtë tokësorë, interesi i Greqisë ishte për delimitimin e ujërave. Ne jemi futur me kokë në det për interesat e qeverisë greke”. 

Idrizi ngriti dyshime se në tryezë po negociohen kufijtë detarë dhe jo zonat ekonomike ekskluzive, çka do të thotë se Greqia mund të kërkojë një kufi të ri detar dhe jo atë që është respektuar deri para marrëveshjes së 2009-s mes dy vendeve.

“Në momentin që përcaktohen kufijtë detarë, më pas nis ndarja për zonat ekonomike” – tha Idrizi, duke aluduar se edhe bisedimet për këtë qëllim kanë nisur.

Sa i takon mungesës së reciprocitetit, Idrizi shtoi:

“Shqipëria e nisi zbatimin për varrezat dhe gërmrimet e ushtarëve grekë, përse Greqia nuk e ka hequr, por është mjaftuar vetëm me një premtim”.

Kryetari i PDIU-së nuk e sheh çështjen çame vetëm si një çështje pronash.

Me heqjen e ligjit të luftës hapet rruga që shqiptarët e Çamërisë, që të shtrojnë për zgjidhje çështjen e pronave. Por çështja çame nuk është vetëm çështje pronash, por është një çështje historike, ka të bëjë me një gjenocid, që Shqipëria e njeh kështu zyrtarisht. 27 qershori është përcaktuar nga parlamenti shqiptar si dita e përkujtimit të gjenocidit të Çamërisë. Duhet shtruar kërkesa që shqiptarët e Çamërisë të kenë të drejtën e statusit të minoritetit etnik shqiptar
 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kopenhagen: 26/03/2018 22:19

    Burre legen, ti ishe ne qeveri kur Saliu beri marreveshjen e detit. Nuk u ndjeve fare. Ti ishe ne sallen e Parlamentit danez kur pyetjes per ceshtjen e Camerise, Ilir Meta iu pergjigj se nuk ekziston ndonje ceshtje came me Greqine. Nuk u ndjeve fare. Tani qe i gjati te futi te gjatin, je kujtuar te flasesh per politiken e jashtme ndaj Greqise. I pabese, mundohesh tu hedhesh hi syve njerezve, por je karte e djegur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë