Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të flasë sot me presidentin libanez Joseph Aoun, ka thënë ministrja e kabinetit të sigurisë, Galia Gamliel.

Trump i njoftoi bisedimet në Truth Social mbrëmjen e së mërkurës, por vetëm një ditë më pas, një burim nga zyra presidenciale tha se nuk kishte dijeni për takime me Izraelin.

Në planin afatgjatë, Izraeli ka thënë se synimi i tij është një marrëveshje paqeje me Libanin.

Ndërsa Izraeli e ndan frontin e Libanit nga lufta me Iranin, Teherani ka bërë presion që Libani të përfshihet në çdo marrëveshje më të gjerë paqeje rajonale.

Sipas raportimeve, ditët e fundit kjo ka nxitur Uashingtonin të ushtrojë presion më të madh mbi Izraelin për t’i dhënë fund luftimeve me Hezbollahun.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Në Teheran nisin bisedimet Iran-Pakistan për një raund të dytë negociatash me SHBA! Netanyahu bisedë sot me presidentin libanez