Në listën e diskutuesve të Kuvendit, Belinda Balluku renditet si ministre, edhe pas shkarkimit të saj si zv/kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë. Këtë e evidentoi Klevis Balliu, i cili duke tundur listën, pyeti tërë kureshtje për Ballukun.
“Në rend të ditës na keni futur si ministre Belinda Ballukun: na informoni nëse vazhdon të jetë ministre, a vazhdon të marrë akoma rrogën?”, tha Balliu.
Veç Ballukut, vërehet se në listë janë edhe emrat e Elisa Spiropalit dhe Pirro Vengut në cilësinë e ministrave. Para ndryshimeve të fundit të kabinetit qeveritar, ata mbanin përkatësisht rolet si ministre e Jashtme dhe ministër i Mbrojtjes.
Lajmi kryesor:
LIVE TV - Kuvend/ Debate për ndryshimet në Rregullore, PD: Doni të kufizoni kohën që të mos flasim! Shtyhen 3 interpelanca me Nufin, Kumbaron e Koçiun











