Bisedimet Kosovë-Serbi në Bruksel:
16 orë negociata pa marrëveshje

Bisedimet Kosovë-Serbi në Bruksel:<br />16 orë negociata pa marrëveshje
Raundi i ri i bisedimeve mes Beogradit dhe Prishtinës është mbyllur pa marrëveshje edhe pse negociatat zgjatën 16 orë. Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u shpreh për gazetarët se dy delegacionet nuk arritën asnjë marrëveshje për katër çështjet e diskutuara.

Por, Vuçiç theksoi se ishin shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje për të ardhmen e komunave serbe në Kosovë. Gjithashtu ai tha se është bërë progres në lidhje me telekomunikacionin por që nuk u finalizua me marrëveshje.

“Dyshoj se pala e Prishtinës ka ardhur në Bruksel për të mos firmosur marrëveshje”, tha Vuçiç duke shtuar se delegacioni i Beogradit ka negociuar “me besim dhe ishte gati për arrinte marrëveshje”. Kryeministri serb u shpreh se nuk e di se kur do të mbahet raundi i ardhshëm i negociatave.

Ndërsa kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa deklaroi se Prishtina nuk mund të pranojë kërkesat e palës serbe për komunat serbe dhe telekomunikacionin. “Ata kërkonin fuqi ekzekutive për komunat serbe dhe kjo është kundër ligjit dhe Kushtetutës”, shpjegoi ai. Mustafa është shprehur se data për raundin e ardhshëm të dialogut varet nga përfaqësuesja për politikat e jashtme në BE, Federica Mogherini.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Hapen 8 kuti, Tavo thellon diferencën! Ka marrw 1150, Gjikuria 559

Hapen 8 kuti, Tavo thellon diferencën! Ka marrw 1150, Gjikuria 559