Bisedimet me Serbinë, deputetët:
të kushtëzohen me gjetjen e të zhdukurve

Bisedimet me Serbinë, deputetët:  <br />të kushtëzohen me gjetjen e të zhdukurve
KOSOVE- Qeveria e Kosovës duhet të kushtëzojë vazhdimin e bisedimeve me Serbinë me zbardhjen e fatit të plotë të të pagjeturve. Kjo ka qënë kërkesa që deputetët e Kosovës kanë bërë i kanë drejtuar kryenegociatores kosovare, Edita Tahiri gjatë seancës parlamentare. “Kemi kërkuar që të hapen arkivat e gjenocidit, përkatësisht arkivat e ish ushtrisë jugosllave dhe të mekanizmave të tjerë të përfshirë në operacionet ushtarake në Kosovë, sepse jemi të bindur se aty është adresa ku Serbia vazhdon t’i fsheh krimet”, theksoi Tahiri.

Tahiri tha se në Bruksel ka kërkuar që çështja e të pagjeturve të mos politizohet por të trajtohet si çështje humanitare, sipas konventave ndërkombëtare. Por ndërkaq deputetja e AAK-së, Kimete Bajraktari kërkoi nga Qeveria që vazhdimin e dialogut ta kushtëzojë me zbardhjen e fatit të të pagjeturve. Ndërsa “Vetëvendosja” akuzoi të gjitha qeveritë e deritanishme për moskërkim të personave të pagjetur. Sipas burimeve zyrtare, janë ende 1 mijë e 780 persona, për fatin e të cilëve ende nuk dihet asgjë.

INTERPELANCA NË KUVENDIN E KOSOVËS

Deputetja e AAK-së, Kimete Bajraktari e cila është iniciuese edhe kësaj interpelance, ka thënë se ende nuk dihet fati i 1780 personave të zhdukur. Sipas saj, Serbia deri më tani nuk ka treguar vullnet për të zgjidhur këtë çështje. 

Ndërsa, Vetëvendosje shtroi16 pyetje për Zëvendëskryeministren Edita Tahiri, udhëheqëse e delegacionit të Kosovës në bisedimet me Serbinë në Bruksel, në interpelancën për çështjen e të pagjeturve:


1. Pse çështja e të pagjeturve nuk ishte (para)kusht për Serbinë para çfarëdo bisedimesh me të? Si u bë që Qeveria e Kosovës të heq dorë nga ky insistim për të cilin aq shumë qeveritarë rregullisht zotoheshin para qytetarëve të Kosovës?

2. Pse çështja e të pagjeturve nuk u bë, së paku, zyrtarisht temë në dialogun në Bruksel meqë i keni hyrë kësaj rruge?

3. A keni kërkuar nga Serbia ose nga ndërmjetësi Robert Cooper që Serbia të detyrohet t’i hapë dosjet, të cilat me siguri se do të zbulonin fatin e shumë njerëzve të pagjetur?

4. A keni kërkuar nga Serbia ose nga ndërmjetësi Robert Cooper që të krijohet një ekip prej kosovarëve dhe ndërkombëtarëve që do të hetonte e hulumtonte për të gjitha indikacionet për varreza masive në Serbi?

5. Pse Qeveria nuk ka iniciuar një hetues i pavarur që do të hulumtojë të gjitha çështjet lidhur me rrëmbimin e personave, transferimin e tyre, pastaj transportin dhe zhvarrosjen e këtyre kufomave dhe që do të zhvillojë procedurën legale për ndjekjen e këtyre krimeve?

6. A keni kërkuar llogari nga i deleguari i Qeverisë së Serbisë për dialogun në Bruksel lidhur me numrin simbolik të rasteve të proceduara të kriminelëve të luftës në Serbi nga gjykatat atje e posaçërisht nga e ashtuquajtura Gjykatë Speciale që u pat themeluar me 1 korrik 2003?

7. A keni kërkuar nga homologu juaj Stefanoviç zbardhjen e fatit të prof.Ukshin Hotit dhe kur e keni bërë këtë?

8. A e keni konsideruar idenë që Ukshin Hoti të shpallet udhëheqës i delegacionit të dialogut në Bruksel (pasi që një ide e tillë u pat dhënë edhe atëherë kur u zhvilluan negociatat në Rambouillet në vitin 1999 dhe ato në Vjenë në vitin 2006)?

9. Nëse keni kërkuar nga Brukseli trysni të shtuar mbi Serbinë për çështjen e të pagjeturve, a ka ndodhur kjo, si konkretisht dhe sa jeni të kënaqur ju?

10. Cila është strategjia apo platforma juaj për çështjen e të pagjeturve gjersa u zhvilluan një dyzinë raundesh të dialogut në Bruksel dhe u arritën plot tetë marrëveshje me Serbinë atje?

11. Kë e keni këshilltar në ekipin tuaj për çështjen e të pagjeturve? 

Ndërkohë zëvendëskryeministrja, Edita Tahiri, ka thënë se bisedimet për këtë çështje kanë lënë të kuptohet se Serbia vazhdon me qasje politizuese, përkundër faktit se çështja e të pagjeturve është obligim ndërkombëtar. 


/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ 20-vjeçari i dehur në timon, përplas 6 mjete! Merr gjobën e majmë

Sarandë/ 20-vjeçari i dehur në timon, përplas 6 mjete! Merr gjobën e majmë