DURRËS- Pas diskutimeve mes grupit të Enkelejd Alibeajt dhe grupit të Sali Berishës, për bashkimin e Partisë Demokratike me qëllim që të dilet më një kandidat për zgjedhjet vendore të 2023, deputetët demokratë kanë nisur konsultimet me bazën.
Deputetët Enkelejd Alibeaj, Gazment Bardhi dhe Flamur Hoxha ditën e sotme në selinë e PD në Durrës kanë zhvilluar takim me kolegjin e kryetarëve. Mësohet se takimi kishte si temë konsultimin për bisedimet Bardhi-Paloka, si dhe rreth situatës politike dhe zgjedhjeve vendore.
Edi Paloka dhe Gazment Bardhi, të cilëve dy grupet kundërshtare në PD u kanë besuar rolin e negociatorëve u ulën për 90 minuta pak ditë më parq përballë njëri tjetrit për të gjetur rrugën që do t’i çojë drejt daljes me një kandidat. Pas takimit, asnjëri nuk shfaqi nota optimizmi. Negociatori i Berishës, Edi Paloka sqaroi se mungesa e entuziazmit, nuk lidhej me mungesën e vullnetit për t’u bashkuar.