Bisedimet për Asocacionin, Hovenier: Nuk mbështesim marrëveshje që kërcënon sovranitetin e Kosovës

Bisedimet për Asocacionin, Hovenier: Nuk mbështesim marrëveshje që kërcënon sovranitetin e Kosovës

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeff Hovenier, tha se vendi i tij e ka bërë të qartë tashmë se "nuk mbështet asnjë marrëveshje që shkel Kushtetutën e Kosovës" ose që "kërcënon sovranitetin, pavarësinë dhe karakterin multietnik" të saj.

"Ne kundërshtojmë rreptësisht krijimin e një entiteti që i ngjan Republikës Sërpska në Bosnje dhe Hercegovinë", tha Hovenier.

Ai i bëri komentet pas një diskutimi që organizoi të martën Ambasada amerikane në Prishtinë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Marrëveshja për formimin e këtij asociacioni është arritur në vitin 2013 në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, por ajo nuk është zbatuar kurrë.

Në Prishtinë, zyrtarët thonë se nuk mund të lejojnë formimin e një asociacioni njëetnik me kompetenca ekzekutive, ndërsa në Beograd insistojnë në themelimin e tij.

Hovenier tha se SHBA-ja pret që "Kosova t'i përmbushë obligimet e saj".

"Ne kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që ta ofrojë vizionin e saj për Asociacionin, që beson se mbron të ardhmen e Kosovës si shtet sovran, i pavarur, multietnik, demokratik, dhe siguron të drejtat e pakicave në përputhje me marrëveshjet e Brukselit dhe Kushtetutën e Kosovës", tha Hovenier.

"Ne jemi të gatshëm të ofrojmë ekspertizë dhe mbështetje politike, për t'u siguruar se ai funksionon në interes të të gjithë kosovarëve", shtoi ai.

Ambasadori amerikan theksoi se partneriteti i SHBA-së me Kosovën "është i palëkundur".

"Diskutimi i sotëm reflektoi miqësinë tonë të thellë dhe të gjatë me popullin e Kosovës. Ne donim t’i kuptonim këndvështrimet e pjesëmarrësve për Asociacionin, çfarë mund të jetë, si mund të realizohet për qytetarët e Kosovës, por edhe çfarë kapacitetesh nuk mund apo nuk duhet të ketë", tha ai.


Lajmi kryesor:

Takimi në Prishtinë për Asociacionin, ambasadori i SHBA: Nuk mbështesim marrëveshje që kërcënon sovranitetin e Kosovës


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet Rama të pranojë një qeveri teknike siç pretendon Sali Berisha?



×

Lajmi i fundit

Tentoi të kryente atentat në Berat, arrestohet në Kosovë dhe ekstradohet 56-vjeçari

Tentoi të kryente atentat në Berat, arrestohet në Kosovë dhe ekstradohet 56-vjeçari