Takimi në Prishtinë për Asociacionin, ambasadori i SHBA: Nuk mbështesim marrëveshje që kërcënon sovranitetin e Kosovës

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeff Hovenier, tha se vendi i tij e ka bërë të qartë tashmë se "nuk mbështet asnjë marrëveshje që shkel Kushtetutën e Kosovës" ose që "kërcënon sovranitetin, pavarësinë dhe karakterin multietnik" të saj.

"Ne kundërshtojmë rreptësisht krijimin e një entiteti që i ngjan Republikës Sërpska në Bosnje dhe Hercegovinë", tha Hovenier.

Ai i bëri komentet pas një diskutimi që organizoi të martën Ambasada amerikane në Prishtinë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë. 

Marrëveshja për formimin e këtij asociacioni është arritur në vitin 2013 në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, por ajo nuk është zbatuar kurrë. Në Prishtinë, zyrtarët thonë se nuk mund të lejojnë formimin e një asociacioni njëetnik me kompetenca ekzekutive, ndërsa në Beograd insistojnë në themelimin e tij.

Në diskutimin e organizuar nga Ambasada amerikane morën pjesë zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, liderë të partive politike, pjesëtarë të shoqërisë civile dhe diplomatë. Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, tha për Radion Evropa e Lirë se pjesëmarrësit diskutuan për kornizën politike dhe ligjore të Asociacionit dhe se "diskutimi ishte interesant".

"Ka pasur replika dhe mendime të ndryshme, por, në përgjithësi, mendoj se cilësia e bisedimeve ka qenë në nivel të lartë", tha Rashiq, pa dhënë detaje.

Rashiq, i cili në disa raste ka përsëritur se marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi nuk mund të injorohen, shtoi se të pranishmit në këtë takim ishin "bashkëbisedues relevantë".

"Ka potencial për bisedime të mëtejshme", tha ai.

"U fol për një asociacion brenda kornizave të Kushtetutës së Kosovës"

Një pjesëmarrës tjetër në takim nga shoqëria civile tha se gjëja më e rëndësishme gjatë diskutimeve ishte fakti se "gjatë gjithë kohës është folur vetëm për një asociacion brenda kornizave të Kushtetutës së Kosovës dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese”.

Duke dashur të mbetet anonim, ai tha për REL-in se takimi ka shkuar në frymë konstruktive, por se "kanë dominuar qëndrime shumë të kundërta".

"Në pjesën e parë të takimit kanë folur kryesisht përfaqësuesit e komunitetit serb (politikanë, shoqëria civile, zyrtarë institucionalë). Diskutimi ka qenë përmbajtjesor, në kuptimin që është folur për të drejtat që burojnë nga [Pakoja] e Ahtissarit [v.j. në bazë të së cilës është shpallur pavarësia e Kosovës]... se cilat janë pengesat në ushtrimin e tyre dhe çka mund të bëhet më mirë”, tha pjesëtari i shoqërisë civile.

“Nga diskutuesit shqiptarë (qoftë nga politika apo shoqëria civile) ka pasur më shumë pyetje konstruktive, të drejtuara drejt komunitetit serb, se pse Asociacioni është i nevojshëm për t'i përmbushur këto kërkesa... theksimi i rreziqeve apo shqetësimeve mbi pasojat e Asociacionit në rendin juridik, por edhe kërkesa politike drejtuar aleatëve", tha ai.

Sipas tij, "nuk mund të thuhet se kishte më shumë mbështetës të Asociacionit sesa kundërshtarë".

"Ka pasur qëndrime të ndryshme, qoftë skeptike apo më pozitive - të njëjta me ato që i dëgjojmë në opinionin tonë publik", tha ai.

Millica Andriq-Rakiq, nga organizata joqeveritare New Social Initiative, me bazë në Mitrovicë të Veriut, tha se diskutimi u fokusua kryesisht në tri tema: si do të funksiononte Asociacioni i komunave me shumicë serbe, çfarë lloj shërbimesh do të ofronte dhe si do të funksiononte ai brenda sistemit ligjor të Kosovës.

"Ka pasur qëndrime të ndryshme që janë ndarë nga pjesëmarrës të ndryshëm. Kanë folur rreth 25 persona. Padyshim që nuk kishte qëndrim të përbashkët në fund. Qëndrimet ishin shumë, shumë të kundërta", tha Andriq-Rakiq për mediat pasi doli nga takimi.

Opozita thotë se Asociacioni është përgjegjësi e Qeverisë

Pse kundërshtohet Asociacioni?
Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, e kundërshton Asociacionin e komunave me shumicë serbe, duke thënë se nuk mund të lejojë krijimin e një strukture njëetnike me kompetenca ekzekutive. Idenë e formimit të tij e kanë kundërshtuar edhe qeveritë e kaluara, duke e konsideruar si një mekanizëm që mund t’i sjellë telashe Kosovës, pasi do të kishte qasje të plotë në fushat e zhvillimit ekonomik, arsimit, shëndetësisë, planifikimit urban dhe rural.

Çfarë parasheh Asociacioni?
Asociacioni i komunave me shumicë serbe parashikohet që të mbledhë rreth vetes dhjetë komuna në Kosovë të banuara me shumicë serbe: Mitrovicë e Veriut, Kllokot, Partesh, Ranillug, Graçanicë, Zveçan, Zubin Potok, Novobërdë, Leposaviq dhe Shtërpcë. Sipas marrëveshjeve, Asociacioni ka për qëllim të përfaqësojë interesat kolektive të këtyre komunave, veçmas në fushën e arsimit, shëndetësisë, planifikimit urban dhe rural si dhe të ekonomisë. Marrëveshja e vitit 2013 për Asociacionin thekson se ai do të krijohet me statut dhe strukturat e tij, mbi bazën e statutit të Asociacionit të komunave të Kosovës. Po ashtu thuhet se Asociacioni do të ushtrojë edhe përgjegjësi të tjera shtesë, varësisht se si delegohen nga autoritetet qendrore dhe që do të ketë një rol përfaqësimi tek autoritetet qendrore.

Sipas marrëveshjes së vitit 2015 për parimet për krijimin e Asociacionit, objektivat kryesorë të Asociacionit janë: ushtron vështrimin e plotë për zhvillimin e ekonomisë lokale; ushtron vështrimin e plotë në fushën e arsimit; ushtron vështrimin e plotë për përmirësimin e shëndetësisë lokale primare e sekondare dhe përkujdesjen sociale; ushtron vështrimin e plotë për koordinimin e planifikimit urban dhe rural; aprovon masa për përmirësimin e kushteve lokale të jetesës për të kthyerit në Kosovë; zhvillon, koordinon, lehtëson aktivitete hulumtuese dhe zhvillimore; promovon, shpërndan, dhe avokon për çështjet me interes të përbashkët të anëtarëve të tij dhe i përfaqëson ata përfshirë tek autoritetet qendrore; vendos marrëdhënie dhe hyn në marrëveshje bashkëpunimi me asociacionet tjera të komunave, vendore dhe ndërkombëtare, etj.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar më 23 dhjetor të vitit 2015 se parimet e përgjithshme të Asociacionit, të dakorduara po atë vit mes Kosovës dhe Serbisë, nuk janë tërësisht në përputhje me frymën e Kushtetutës së Kosovës. Gjykata Kushtetuese ka thënë se ky asociacion mund të formohet nëse parimet që nuk janë në harmonizim me Kushtetutën, harmonizohen. Serbia, në anë tjetër, këmbëngul që Asociacioni të formohet në bazë të marrëveshjeve të arritura.

Trysnia e ndërkombëtarëve
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, si ndërmjetësues i dialogut Kosovë-Serbi, kanë kërkuar vazhdimisht nga palët që t'i respektojnë të gjitha marrëveshjet e arritura, përfshirë atë për Asociaionin. Javëve të fundit, këto kërkesa janë intensifikuar, bashkë me thirrjet për hapa konkretë. Në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë në muajin dhjetor, i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se formimi i Asociacionit është obligim, si për Kosovën dhe Serbinë, ashtu edhe për BE-në që e ka ndërmjetëusar negocimin e tij. Nëse Qeveria e Kosovës s'do të marrë pjesë, SHBA-ja do ta diskutojë atë me "partnerët alternativë", ka thënë Escobar. Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka thënë po ashtu për REL-in, se normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi do të kërkojë "zgjedhje të vështira" dhe "guxim politik"./REL

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:53
Bisedimet për Asocacionin, Hovenier: Nuk mbështesim marrëveshje që kërcënon sovranitetin e Kosovës

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeff Hovenier, tha se vendi i tij e ka bërë të qartë tashmë se "nuk mbështet asnjë marrëveshje që shkel Kushtetutën e Kosovës" ose që "kërcënon sovranitetin, pavarësinë dhe karakterin multietnik" të saj.

"Ne kundërshtojmë rreptësisht krijimin e një entiteti që i ngjan Republikës Sërpska në Bosnje dhe Hercegovinë", tha Hovenier.

Ai i bëri komentet pas një diskutimi që organizoi të martën Ambasada amerikane në Prishtinë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Marrëveshja për formimin e këtij asociacioni është arritur në vitin 2013 në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, por ajo nuk është zbatuar kurrë.

Në Prishtinë, zyrtarët thonë se nuk mund të lejojnë formimin e një asociacioni njëetnik me kompetenca ekzekutive, ndërsa në Beograd insistojnë në themelimin e tij.

Hovenier tha se SHBA-ja pret që "Kosova t'i përmbushë obligimet e saj".

"Ne kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që ta ofrojë vizionin e saj për Asociacionin, që beson se mbron të ardhmen e Kosovës si shtet sovran, i pavarur, multietnik, demokratik, dhe siguron të drejtat e pakicave në përputhje me marrëveshjet e Brukselit dhe Kushtetutën e Kosovës", tha Hovenier.

"Ne jemi të gatshëm të ofrojmë ekspertizë dhe mbështetje politike, për t'u siguruar se ai funksionon në interes të të gjithë kosovarëve", shtoi ai.

Ambasadori amerikan theksoi se partneriteti i SHBA-së me Kosovën "është i palëkundur".

"Diskutimi i sotëm reflektoi miqësinë tonë të thellë dhe të gjatë me popullin e Kosovës. Ne donim t’i kuptonim këndvështrimet e pjesëmarrësve për Asociacionin, çfarë mund të jetë, si mund të realizohet për qytetarët e Kosovës, por edhe çfarë kapacitetesh nuk mund apo nuk duhet të ketë", tha ai.

Ora 14:51
Ambasadori i SHBA jep detaje për bisedimet e Asociacionit në Prishtinë

1675173136_rh.JPG

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier pas diskutimeve në Ambasadë për çështjen e Asociacionit ka kërkuar zbatimin e marrëveshjeve të dakordësuara në kaudër të procesit të dialogut Kosovë-Serbi.

Ai tha se takimi i sotëm ishte një seancë dëgjimore, në të cilën palët e ftuara kanë ndarë pikëpamjet dhe ekspertizën e tyre sa i takon kësaj teme.

“Sot mbajtëm një seancë dëgjimore për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Mirënjohës për aktorët e ndryshëm të pranishëm, për ndarjen e pikëpamjeve dhe ekspertizave të tyre. Ne vazhdojmë të avokojmë për zbatimin e të gjitha zotimeve të dialogut”, ka shkruar Hovenier.

Ora 12:56
Kurti tha se nuk do ketë kushte për negociata, reagon BE: Asociacioni dhe marrëveshjet e tjera të zbatohen pa vonesa e pa kushte

Bashkimi Evropian ka komentuar një deklaratë të kryeministrit Albin Kurti ku thoshte se nuk toleronin kushte për negociata.

Pala serbe ka insistuar pasi presidenti i tyre dha sinjale se do ta pranonte planin franko-gjerman se Asociacioni ishte parakusht që të vazhdonin bisedimet.

I pyetur për qëndrimin e tij nga Reporteri, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano është përgjigjur si vijon:

““Qëndrimi i BE-së për këtë çështje është i njohur: Të gjitha marrëveshjet e Dialogut duhet të zbatohen pa vonesa të mëtejshme dhe pa asnjë kusht. Kjo vlen edhe për themelimin e Asociacionit, që është obligim ligjor për Kosovën”

Ora 12:46
Kosovë/ Bisedimet për Asociacionin nga SHBA, Kurti dhe Osmani ‘kyçin’ gojën para kamerave: Do flasin ata që janë në takim

1675165685_FnyfdcIXEAMQ9Nk1670x324.jpeg

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurtin kanw heshtur dhe nuk ka dashur të komentojë para gazetarëve mbi takimin e ftuar nga ambasadori amerikan, Jeff Hovenier. Ditën e sotme, Ambasadën amerikane në Prishtinë po mbahet takimi ku po diskutohet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Në këtë takim janë të ftuar zyrtarë nga Presidenca, zyrtarë qeveritarë, liderë partiakë, diplomatë dhe anëtarë të shoqërisë civile.

“Ata që janë në takim do ta thonë fjalën e tyre”, ka deklaruar shkurt kryeministri Kurti, pasi vendosi kurora lulesh pranë shtatores së heroit Zahir Pajaziti në Prishtinë.

/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • epo kjo pune: 31/01/2023 10:45

    mire do ishte te mos bihej dakort nga qeverite e meparshme dhe dikush duhet te jape llogari, njesoj si me detin ketej. por nese duhet bere, ne rregull atehere, kompetenca botoresh, uje e kanalizime, te krijohen asocione veri, jug, lindje, perendim dmth bashkira te medha e te quhen shoqata e Jo asocione se eshte term angles dhe meqe nuk rrezikoka sovranitetin, reciprocitet me luginen dhe viset e tjera me shqiptare nga sanxhaku etj.. pastaj do dali fytyra e vertete e serbiles e meqe krijohet precedent te ngrihet reciprociteti me greqiren. keshtu asocioni hollohet dhe eshte rene dakort per veriun e nderkohe kosoven nuk e pengon kush ta cdramatizoje asoic veriut duke krijuar gjithandej asoc me kompetenca bashkie. nese perendimi mbyll syte para shkeljes se kushtetutes, atehere te mos kundershtoje edhe referendumin e bashkimit. po hapet kutia e pandores por me mire ndoshta se te vetmit qe vuajne akoma padrejtesite historike jemi ne....Rama belbezo ndonje fjale ...

    Përgjigju
  • Igor: 31/01/2023 09:37

    Oj Kosove me shum halle,te erdhi fundi i pamvaresise ,pjese dote marin te gjith ata qe e shesin Kosoven kurse ata qe jane kunder nuk pranohen dhe fajin dote ja lene Albin Kurtit ,por nuk ishte Albini qe nenshkruajti per asociaconin ,por Kosova nuk funkcionon pa shpiunet e Serbve dhe per kete nuk e duan Albinin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen