Vladimir Putin thotë se është i gatshëm të nisë bisedime serioze mbi planin amerikan për paqen në Ukrainë. Presidenti rus thotë se një armëpushim mund të ndodhë, pasi ukrainasit të tërhiqen nga Donbasi. Ai konfirmoi se javën e ardhshme, delegacioni amerikan do të pritet në Moskë.

Rusia nuk synon të sulmojë Evropën thotë Putin, duke u shprehur kundër ndërhyrjeve të evropianëve në procesin e negociatave për paqen. Putin mbrojti edhe të dërguarin special amerikan Steve Witkoff, i cili një ditë më parë u përfshi në një skandal pas publikimit të bisedës së tij me Këshilltarin e Putin, Yuri Ushakov. Witkoff mbron interesat amerikane tha Putin, jo ato ruse. 

Ndërkohë, Presidenti ukrainas Zelensky, iu drejtua me një mesazh në rrjetet sociale Presidentit amerikan Donald Trump me rastin e Festës së Falenderimeve. Ai shpreh në letër mirënjohjen e mbështetjes amerikane për ti dhënë fund luftës dhe se shpresat e popullit të tij janë për rezultate pozitive nga proceset diplomatike. 

Lajm ne perditesim..

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:32
Zelensky mesazh Trump-it për Festën e Falenderimeve: Presim rezultate nga diplomacia

1763754691_zelensky.png

Me javën e ardhshme që rezervon bisedime të tjera mes delegacioneve amerikane dhe atyre ruse në Moskë, Presidenti ukrainas Volodymir Zelensky thotë se pret rezultate pozitive nga lëvizjet diplomatike. Ai iu drejtua homologut të tij amerikan Donald Trump me një mesazh në rrjetin social X për Festën e Falenderimeve, ku thotë se ukrainasit janë mirënjohës për mbështetjen e amerikanëve. 

"E vlerësojmë thellësisht gjithë mbështetjen që ka shpëtuar kaq shumë jetë në Ukrainë dhe na ndihmon të mbrojmë çdo ditë pavarësinë tonë. Jemi shumë të lumtur që marrëdhëniet tona janë konstruktive dhe presim përparime të mëtejshme pozitive në diplomaci, për t’i dhënë më në fund, fund përgjithmonë luftës së Rusisë kundër popullit tonë", shkruan Zelensky në mesazhin e tij drejtuar Presidentit amerikan. 

 

 

Ora 16:30
Putin: Gati për bisedime serioze, amerikanët javën e ardhshme në Moskë! Armëpushim, nëse Kievi tërhiqet nga Donbasi

1763992162_vladimirputin.jpg

Vladimir Putin konfirmon vizitën e delgeacionit amerikan në Moskë javën e ardhshme. Interfax, citohon Presidentin rus, të ketë thënë se Moska është gati të zhvillojë bisedime serioze mbi propozimet e deritanishme, ndërsa ka vlerësuar planin e Donald Trump. Putin shpjegon kushtet në të cilat ushtria e tij do të ndalonte sulmet ndaj Ukrainas.

"Janë zhvilluar negociata në Gjenevë midis delegacionit amerikan dhe atij ukrainas. Ata kanë vendosur mes tyre, kështu siç kam kuptuar, që të gjitha këto 28 pika të ndaheshin në katër përbërës të veçantë. Dhe e gjithë kjo na është përcjellë. Kjo mund të shërbejë si bazë për marrëveshje të ardhshme, ne jemi gati t’i diskutojmë seriozisht. Pritet një delegacion amerikan javën e ardhshme. Rusia do t’i ndalojë sulmet kur trupat ukrainase të jenë tërhequr nga Donbasi, përndryshe, Moska do t’i arrijë objektivat e saj me mjete ushtarake", tha Presidenti rus në një bisedë me gazetarët, pasi kthimit nga një vizitë zyrtare në Kirgistan.

 

 

Ora 08:30
Lukashenko: Minsku është gati të presë negociatat midis Moskës dhe Kievit

1761659755_aleksanderlukashenko.avif

Presidenti bjellorus, Aleksandër Lukashenko është ofruar të organizojë bisedime paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës në Minsk. Lukashenko e bëri propozimin gjatë një takimi në Bishkek të Kirgistanit me Presidentin rus Vladimir Putin. 

Moska dhe Minsku, tha presidenti bjellorus, "kanë shumë çështje serioze për të diskutuar" dhe të dyja palët kanë nevojë për konsultime para se të marrin vendime. 

"Nëse dëshironi të ktheheni përsëri në Minsk, e dini se ne jemi gjithmonë të gatshëm", tha Lukashenko.