Zejet në regjionin e Tropojës zënë fill që herët, siç shkruajnë studiuesit. Gjatë gjithë periudhave kohore ka pasur mjeshtër të njohur për përpunimin e tyre, veçanërisht të drurit, të gurit e qeramikës. Përpunimi i drurit gjente një përdorim të gjerë. Ai përpunohej dhe përdorej për ndërtimin e shtëpive, në ndreqjen e dritareve e të dyerve, rafteve, dyshekullore, vegla pune, enë kuzhine të përpunimit tw qumështit, vega të tjera artizanale për punimin e leshit, për instrumentet popullor, e deri te gurë krojesh, rrethim bunarësh, qoshe të kullave, etj. Një ndër zejet e kahershme që ka ardhur duke evoluar deri në kohët e sotme, janë edhe instrumentet popullore.
Për të ruajtur traditën dhe kulturën në shekuj, ende në Liceun Artistik Tiranë, dega e gdhendjes së drurit dhe gurit nxjerr artistë të kësaj fushe, të cilët japin kontributin e tyre kudo ku jetojnë e punojnë brenda e jashtë vendit, ndonëse në periudhën e tranzicionit nuk kanë kujdesin e duhur nga organet përkatëse.
Mëse një herë kemi ngritur këtë çështje, madje duke protestuar që këta artiste të duarve të arta dhe poetët e shkrimtarët, puna e të cilëve jo vetëm nuk vlerësohet, por mbeten edhe pa punë.
I tillë është Gëzim Bisheva nga fshati Margegaj i Tropojës, i cili ka mbaruar prej disa kohësh Liceun Artistik Tiranë, dega Gdhendje Druri dhe Guri e ende vazhdon të jetë papunë, ndonëse puna e tij është vlerësuar jo vetëm nga profesionistët, por edhe nga njerëz të thjeshtë, punimet e të cilit janë pëlqyer në disa ekspozita që ai ka hapur me shpenzimet e veta.Asnjë ndihmë nga komuna, asnjë ofertë nga Drejtoria Arsimore për ta sistemuar në punë si mësues në profesionin e tij, apo në qeverisjen vendore si mjeshtër i përpunimit të drurit, etj.
Gëzimi jeton i mbyllur në vetminë e tij, i harruar nga ata që duhet ta kujtojnë, punon dhe krijon me art duke që në mjeshtër, madje ndër të vemtit në Tropojë në profesionin e tij, që asnjëherë nuk ankohet. Madje kur e pyesim për punën, aktivitetin dhe përgatitjen e ekspozitave, përgjigjet shkurt dhe nuk ka dëshirë të shkruhet për të. Këtu qëndron edhe thjeshtësia e profesionit dhe madhështia e artit të tij të gdhendjes. Gëzim Bisheva është edhe piktor , e me artin e tij përcakton portretizimin e personazheve dhe njerëzve të thjeshtë të vendlindjes. Si pinjoll i denjë i familjes së Shpend Bali Bishevës, Gëzimi ravijëzon ardhmërinë e tij nëpërmjet analeve të historisë, gërshetuar me aktualitetin ku jetojmë.
Këto radhë për artistin Gëzim Bisheva, janë edhe një këmbanë në veshët e atyre që duhet të dëgjojnë e që kanë në dorë fatin e këtij artisti dhe shumë krijuesve të tjerë të Tropojës në fusha dhe zhanre të ndryshme. E këtë duhet ta kenë parasysh edhe shoqatat kulturore e letrare për ngritjen e zërit ndaj kushteve të përshtatshme të krijuesve, këtyre “hamejve “ të kulturës kombëtare.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com