Monedha më e madhe virtuale, Bitcoin, ka filluar një rënie të madhe në çmimin e saj. Gjatë ditës së sotme një Bitcoi vlerësohet në 5, 920 dollarë, duke humbur kështu 13% të vlerës së ditës së djeshme. Bitcoin në 2017 e filloi vitin duke u vlerësuar në 900 dollarë dhe arriti vlerën e 20 mijë gjatë dhjetorit të vitit që lamë pas. Gjatë muajit të parë të vitit 2018 monedha ka filluar një rënie shumë të madhe, ku gjatë ditës së premte vlera e saj arriti në 8 mijë dollarë.
Nga ana tjetër disa banka në Europë kanë ndaluar përkohësisht klientët e tyre për të blerë monedhën virtuale me kartë krediti, si dhe qeveri të ndryshme kanë paralajmëruar se do të prezantojnë masa rregulluese për monedhën. Në Britaninë e Madhe kryeministrja Theresa May ka deklaruar se Anglia duhet ta marri me seriozitet këtë çështje, pasi kjo monedhë mund të përdoret edhe nga organizatat kriminale.
d.b/shqiptarja.com












