Dy muaj pas përfshirjes së Bankës së Shqipërisë në skandalin e vjedhjes së 713 lekëve nga magazinat e thesarit në Linzë, njësia hetimore Task-Forcë ka ngritur ndaj Bitraj akuzën e “Vjedhjes së bankave dhe arkave të kursimit” kryer kjo në bashkëpunim. Nëse Ardian Bitraj, do shpallet fajtor nga gjykata e Tiranës, atëherë ky i fundit rrezikon të dënohet deri në 20 vite burg për vjedhjen e 713 miliard lekëve të vjetra nga arka e Thesarit të Shtetit.

E njëjta akuzë, rëndon edhe për specialisten e thesarit Mimoza Bruzia dhe nipin e Ardian Bitraj, Kleves Bejtaj, të cilët kanë qënë në dijeni të kësaj supervjdhje dhe më pas në disa raste kanë bashkëpunuar ngushtë me Bitraj.

Aktualisht hetimet për tre personat e sipërcituar janë duke vijuar nga njësia hetimore Task-Forcë, ku po verifikohen tabulatet telefonike të tre të arrestuarve. Pritet që shumë shpejt prokuroria të dërgojë dosjen e tyre në gjykatën e Tiranës për gjykim.