Intervista e Bizhgës në televizionin A1 Report
E prisnit dorëheqjen e zotit Ylli Zylaj nga posti i drejtorit të SHIU?
Për hir të së vërtetës dua të falenderoj median tuaj lidhur me një çështje shumë sensitive për të cilën PS kishte informacione, por të pazyrturazuara. Që në muajin janar të këtij viti, PS ka depozituar një kërkesë për të mbikqyrur zbatimin e ligjit në disa institucione që lidhen me sigurinë e vendit. Në veçanti është hetimi i SHIU. Po ju bëj një parathënie të problemeve se prej muajsh ne nuk kemi gjetur mundësinë për të arritur të realizojnë këtë kontroll mbikqyrës në Ministrinë e Mbrojtjes shpesh herë duke u zvaritur me procedura burokratike, para disa ditësh na janë kundërvënë me faktin se nuk lejohen deputetët për të bërë një mbikqyrje për zbatimit të ligjit.
Zotin Zylaj e keni thirrur në komisionin e Sigurisë për të dhënë shpjegime
Nuk na është dhënë asnjë herë mundësia, sepse sa herë kemi kërkuar informacion të kësaj natyre nuk na është dhënë mundësia siç na është dhënë për SHISH. Na është thënë se sa herë të keni kërkesë, do të vijë Shef i Shtabit ose ministri Imami. Kemi pasur seancë me ministrin për tregëtinë e armëve dhe monicioneve si dhe materiale me përdorim të dyfishtë që mbulohet në ministrinë e mbrojtjes. Aty ka pasur deklarime kontradiktore në lidhje me tregëtinë e armëve.
Përflitet për disa përgjime që janë zhvilluar disa deputetëve të PS me ish kolonel Zylajn, sa jeni ju në dijeni? Dhe nga kush janë kryer?
Së pari dua të qartësoj që ligjërisht, detyrim për të kryer përgjime të kësaj natyre e ka vetë Prokuroria e Përgjithshme me vendim të Gjykatës. Pra subjekti që përgjohet bëhet me urdhër të Prokurorisë pas një vendimi gjyqësor, të gjitha të tjerat janë të kundra ligjshme qoftë ato private apo subjekte të tjera, siç mund të jetë edhe shtëror i paligjshëm. Kuptohet që një nga arsyet që grupi i punës së PS në komisonin e Sigurisë kërkoi ishte që të asistonte pikërisht në SHIU, sepse ka të dhëna ose hamëndësime që mund të ketë ndodhur gjëra të paligjshme në këtë drejtim, por natyrisht duke qenë deputet dhe serioze si forcë politike, gjithmon i referohem dokumenteve zyrtare. Nëse do të ishte e vërtetë do të ishte një skandal shumë i madh, dhe nuk ka pse të fshihet, sepse ajo lë gjurmë, dhe përgjegjësit përgjigjen përpara ligjet. Këto janë informacione, dhe mund të jetë edhe klasifikaur do të flasë mbi bazën e ligjit për sekretin shtetëror por në ditët në vijim do të zbardhet edhe kjo çështje.
Do t’i drejtoheni prokurorisë dhe SHISH për përgjimet?
Unë kam asistuar në komison hetimor në vitin 2002, kur opozita e asaj kohe kërkoi të inspektonte SHISH në lidhje me çështjen e përgjimeve, se ata mendonin se zotëronin informacione se përgjoheshin deputetët. Kanë hulumtuar deri në dokumenta shumë të klasifukuar, dhe u deklasifikuan për shkak se u trasmetuan në mediat e asaj kohe dhe natyrisht SHISH, jo vetëm që nuk i ndaloi. Por nuk i ndaloi asnjëherë tek e dera e institucionit. Nisur nga ky precendent, dhe detyrimi që na jep ligji dhe Kushtetuta ne do ta bëjmë detyrën tonë deri në fund. Pse e them këtë? Sepse qeveritë shkojnë e vijnë, dhe natyrisht mazhorancat këmbehen, por institucionet dhe sidomos ato të sigurisë kombëtare duhet të jenë të depolitizuara. Dhe nuk duam që informacionet inteligjente të përdoren nga qeverisja e radhës. Në këtë kuadër do të shikohet edhe çështja e përgjimeve. Nuk do ti ndahemi. (r.d/shqiptarja.com