Bizneset ankohen për çmimin
e shtrenjtë të kasave fiskale

Bizneset ankohen për çmimin<br />e shtrenjtë të kasave fiskale
PRISHTINE - Qytetari Haki Murtezi ka një lokal të vogël për rregullimin e çelësave në kryeqytet. Ai ka vendosur kasën fiskale, të cilën thotë se e përdor tërë kohën. Mirëpo, çmimi i shtrenjtë kur e bleu dhe ai i mirëmbajtjes së saj është duke i sjellë humbje.
 
Ndryshe nga kompanitë që merren me shitjen e karburanteve dhe ku kasat fiskale duhet të mirëmbahen në vend, Hakiut po i duhet që ta dërgojë vetë kasën për ta rregulluar dhe kjo gjë nuk i ka sjellë ndonjë të mirë, raporton KTV.
 
Zyrtarë të kompanisë Gekos, e cila ka tregun më të madh të shpërndarjes së kasave fiskale, kanë thënë se çmimet janë të përcaktuara me ligj.
 
Sipas të dhënave të ofruara nga kjo kompani del se një biznes duhet të paguajë rreth 100 euro për mirëmbajtjen dhe kontrollet e një kase fiskale.
 
Oda Ekonomike e Kosovës kërkon të gjendet një zgjidhje e shpejtë për këtë çështje. Kurse Arian Zeka nga Oda Ekonomike Amerikane kërkon që përmes uljes së tatimeve, të lehtësohet barra e rëndë e procesit të fiskalizimit që po u kushton bizneseve.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë