Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim sot në sallën e hartave me biznesmenët austriakë që operojnë në Shqipëri. Në takim ka qenë i pranishëm edhe ministri i Financave, Arben Ahmetaj, i cili ka gjetur kohën dhe ka bërë një selfie me kryeministrin Rama dhe një nga biznesmenët e pranishëm në këtë takim.

Ambasada austriake shoqëron foton me dixhiturën: "Një tjetër mëngjes dinamik me kryeministrin Rama dhe komunitetin e bizneseve austriake në Shqipëri."