Bizneset dhe qytetarët tërheqin
kursimet e tyre nga bankat

Bizneset dhe qytetarët tërheqin<br />kursimet e tyre nga bankat
TIRANE - Kursimet e shqiptarëve në valutë të huaj u rrudhën me gati 80 milionë euro vetëm gjatë muajit maj, tkurrja më e lartë mujore që nga dhjetori 2008, kur depozitat u tërhoqën nga paniku i krizës financiare globale. Depozitat në sistemin bankar shënuan një rënie me rreth 0.3% me bazë mujore në maj, sipas Bankës së Shqipërisë.

Një muaj përpara zgjedhjeve, depozitat në valutë shënuan një rënie të fortë, e cila u vërejt si nga kursimet e korporatave ashtu dhe të individëve), duke regjistruar tkurrjen më të fortë mujore që nga dhjetori 2008. Në total, depozitat në sistemin bankar në muajin maj 2013 arritën ne 940.8 miliardë lekë, duke rënë 0.3% në raport me prillin e të njëjtit vit.

Në krahasim me fundin e 2012-s, depozitat në total janë rritur vetëm me 1.1%, ritmet më të ulëta të rritjes që nga fundi i vitit 2008. Ritmet e rritjes së depozitave janë ngadalësuar ndjeshëm në gjysmën e dytë të 2012-s dhe në muajt e parë të këtij viti.

Me bazë vjetore (maj 2013/maj 2012), depozitat janë rritur me 42 miliardë lekë, apo 4.7 për qind, ndërkohë që një vit më parë, ky ndryshim ishte gati 87 miliardë lekë, apo një rritje prej 11 përqindësh.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 02.07.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe shitje narkotikësh, arrestohet 41-vjeçari (EMRI)

Durrës/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe shitje narkotikësh, arrestohet 41-vjeçari (EMRI)