Bizneset, ¾ borxhe sa gjysma e kapitalit
Mosshlyerja e detyrimeve financiare të shtetit për shumë vite ndaj biznesit privat ka sjellë ngërç për aktivitetin normal të këtij të fundit.
TIRANE- Mosshlyerja e detyrimeve financiare të shtetit për shumë vite ndaj biznesit privat ka sjellë ngërç për aktivitetin normal të këtij të fundit. Kjo konstatohet edhe në raportin e Bankës qendrore lidhur me stabilitetin financiar në vend, që analizon veprimtarinë financiar gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2012.
Në qershor 2013, pozicioni debitor i bizneseve ndaj bankave ka shënuar vlerën 285.35 miliardë lekë, duke u ngushtuar me 3.1 miliardë lekë krahasuar me dhjetorin 2012 dhe me 11.15 miliardë lekë krahasuar me një vit më parë, thuhet në raport. Zhvillimi i pozicionit debitor gjatë gjysmës së parë të vitit ka qenë rezultat i rritjes së depozitave të bizneseve me 4.09 miliardë lekë, ndërkohë që kredia është rritur vetëm me 0.99 miliardë lekë. Por, në terma vjetorë, kredia për bizneset ka rënë me 0.5% në qershor 2013, krahasuar me rritjen prej 11.6% të rezultuar një vit më parë.
Depozitat kanë ndjekur prirje të kundërt, duke u rritur në qershor 2013 me 12.2% në terma vjetorë, ndërkohë që një vit më parë kanë shënuar rënie me 2.6%.
Huaja nga bizneset rezulton se shlyhet nëpërmjet pagesave me shuma të barabarta, me frekuencë mujore dhe me një normë interesi të pandryshueshme deri në fund të afatit të maturimit, për më shumë se gjysmën e ndërmarrjeve huamarrëse të përgjigjura në këtë vrojtim. Vlera e përgjithshme e huasë në raport me kapitalin e ndërmarrjes ka qenë afërsisht sa gjysma e tij për 73.0% të ndërmarrjeve të pyetura, konstatojnë ekspertët e Bankës.
Tek bizneset, pozicioni debitor mbetet në nivele të larta, por ai ka vijuar rënien e nisur në periudhën e mëparshme në kushtet e rritjes së depozitave të bizneseve në banka dhe mungesës së rritjes së kreditimit. Pozicioni debitor ndikohet kryesisht nga veprimtaria e ndërmarrjeve private në valutë të huaj.
Shkrimi u publikua sot (13.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)Redaksia Online(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
42.6%
-
Gafë
52.4%
-
Nuk e di
5%
Vota total: 5308
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aksioni i RENEA-s tek Astiri, Identifikohet i dashuri i 21 vjeçares, Shqiptarja.com zbulon të kaluarën e 26 vjeçarit nga Tepelena
10 Janar, 11:11
-
Shkodër/ Vrasja e Ramazan Matajt, Gjykata cakton 'arrest në burg' për vëllezërit Arjon dhe Klisman Hasaj! Asnjë prej tyre nuk dëshmon në seancë, mungojnë familjarët nga frika e gjakmarrjes
10 Janar, 11:08
-
Vjosa Osmani: Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun Strategjik
10 Janar, 11:01
-
Rama i përgjigjet 'Sy më sy' komentuesit: Së shpejti paketa e dytë mbështetëse për panelet diellore për familjarët
10 Janar, 10:59
-
Durrës/ Qëlloi me armë zjarri në ajër, gjatë një konfliktit me një bashkëmoshatar të tij, vihet në pranga 17-vjeçari
10 Janar, 10:50
-
Tiranë/ Katër djem në kërkim për alarmin tek 'Astiri', ku RENEA ndërhyri të nxirrte vajzën nga banesa! Zbardhet dëshmia e 21 vjeçares, identifikohet dhe i dashuri (EMRI)
10 Janar, 10:49
-
Zyrtare/ Alban Bushi firmos kontratën e re, drejton Kombëtaren deri në vitin 2026
10 Janar, 10:46
-
Los Anxhelos, enklava e metodistëve që u shndërrua në strehë për intelektualë dhe aktorë: Tani nga "Palisades" ka mbetur vetëm hiri
10 Janar, 10:41
-
VIDEO/ ‘Predhë’ nga distanca, Rocco Vata shënon supergol në Angli
10 Janar, 10:36
-
Debate brenda PD, grupi i Bardhit kundërshton sulmin e Berishës ndaj gjyqtares së Kushtetueses Marsida Xhaferllari
10 Janar, 10:33
-
Athinë/ Përkeqësohet gjendja e Kryepiskopit Anastas, spitali 'Ungjillëzimi' bën me dije se është në intubim
10 Janar, 10:26
-
Aktivitetet kulturore/ Ekspozita ‘Tejdukshmëri ekzistenciale’ tek Kryeministria, aktiviteti ‘Janari në Festën e Filmit Shqiptar’ në Gjirokastër
10 Janar, 10:25