Edhe bizneset i bashkohen nismës për mbjelljen e pemëve në kryeqytet

Nga një vend, i cili para dy vitesh shërbente si vend për grumbullimin e mbetjeve urbane, pjesa jugore e Parkut të Liqenit po shndërrohet dita-ditës në një nga zonat më të parapëlqyera për kalimin e kohës së lirë nga qytetarët. Kjo falë investimet në infrastrukturë të Bashkisë së Tiranës, por edhe si rrjedhojë e pyllëzimit të zonës me pemë të reja. Aksionit të mbjelljeve të pemëve sot në këtë zonë iu bashkuan edhe dhjetra biznese e qytetarë, të cilët iu përgjigjën thirrjes së bashkisë për të kontribuar për një qytet sa më të gjelbër.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vlerësoi angazhimin e bizneseve pjesëmarrëse në këtë aksion, ndërsa theksoi se një qytet bëhet më i mirë kur të gjithë kontribuojnë për ta bërë atë më të jetueshëm. “Pavarësisht nëse dikush punon në privat dhe në fakt, bën bilancin e biznesit të vet, por në fund fare të gjithë duhet të bëjmë bilancin e Tiranës dhe kur bilanci i Tiranës del pozitiv kemi fituar të gjithë. Sot jam shumë i lumtur që na janë bashkuar shumë kompani. Jemi afër rekordit tonë, kemi edhe 2-3 javë derisa ta thyejmë këtë rekord, por megjithatë them se kur një kompani e kupton që bilanci i Tiranës është po aq i rëndësishëm sa bilanci i biznesit të vet, do të thotë që kemi arritur një stad tjetër zhvillimi”, tha Veliaj.

Ai theksoi se angazhimi në një aksion të tillë tregon përgjegjshmërinë komunitare të kompanive dhe garanton një të ardhme të sigurt për brezat që vijnë. “I jam sot shumë mirënjohës shumë kompanive të tjera që janë bërë pjesë e këtij sprinti për të mbjellë pemë. Kush mbjell pemë, e sigurt që nuk këput pemë dhe kush mbjell pemë, e sigurt që ndihmon dikë në nevojë; kush mbjell pemë, e sigurt që nuk ndot dhe nuk hedh plehra, ndaj besoj më shumë se sa një proces gjelbërimi, është një proces emancipimi. Kur çdo kompani merr kohë nga dita e vet e punës për këtë projekt emancipimi, do të thotë që Tirana e ka të ardhmen e sigurt dhe shumë më të mirë se ajo që kaloi”, shtoi Veliaj.

Gjithashtu, kryetari i Bashkisë së Tiranës u shpreh se kontributi i gjithkujt në të mirë të qytetit është mirëpritur. “Sigurisht, në këto 4 vitet e para, mësuam se bashkimi bën fuqinë. Nuk e bën dot një kryetar bashkie, sado i mirë të jetë, apo një administratë, sado e përkushtuar të jetë, nëse të gjithë nuk e shohin Tiranën si familjen tonë të përbashkët. Më vjen mirë që ia kemi mbërritur kësaj dite dhe ju jam shumë mirënjohës për këtë”, tha Veliaj.

Ndërkohë, përfaqësuesi i kompanisë “Silvio Pastrim”, Fiqiri Allmuça, vlerësoi punën e mirë që është bërë në Tiranë dhe në mënyrë të veçantë me mbjelljen e pemëve, duke i shtuar më shumë oksigjen qytetit.

/a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rrota: 25/03/2019 17:07

    Lali eri na ke .... me kto pemet.. Skan buk te han njerzit ... Bej na nje gje te hairit per te papunet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

EMRAT/ Ja kush janë deputetët e Shqipërisë që do i bashkohen mbledhjes së Kuvendit me Kosovën, ‘përjashtohen’ Berisha e Basha

EMRAT/ Ja kush janë deputetët e Shqipërisë që do i bashkohen mbledhjes së Kuvendit me Kosovën, ‘përjashtohen’ Berisha e Basha