Kreu i shoqatës së Fasonerisë, Edvin Preçe ka folur në ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin e Report Tv, Nertil Agalliu lidhur me krizën e bizneseve për punëtorë. Së fundmi, biznesi i fasonëve ka pasur goditjen më të madhe, për shkak të mungesës së forcës punëtore. Sipas Preçit, kjo gjë vjen si pasojë e faktorit social, por gjithsesi mbetet edhe pagat e ulëta një element që ndikon.

“Patjetër që faktorët janë të gjithanshëm. Një pjesë është dhe paga, por mendoj që është bërë e vështirë sepse njerëzit vendosmërinë të ikin. Pra mendoj se është më tepër faktor social më tepër sesa ekonomik. Por edhe pagat.”- tha ai.

Ai është shprehur se ky sektor e ka zgjidhjen tek punëtorët nga vendet si Filipine.

Duhet të ngremë një sektor industrial i mirëfilltë. Por ajo që ka mundësi biznesi dhe sektori ynë është të kalojmë në ciklin e mbyllur. Sepse ne shesim fuqinë e krahut. Ne po mundohemi të orientohemi nëpërmjet vendeve si Filipine për të pasur një lloj sigurie për punëtorët. Janë mbi 250 punëtorë që kanë ardhur në vendin tonë dhe janë ende këtu.”- tha Preçe.