TIRANE - Shoqata e Investitorëve të Huaj në Shqipëri (FIAA) i ka kërkuar Kuvendit të tërheqë dhe të rishqyrtojë projektligjin që i detyron bizneset të bëhen pjesë e Dhomës së Tregtisë.
Përmes një letre dërguar Komisionit Parlamentar për Veprimtaritë Prodhuese, FIAA shpreh keqardhjen që drafti është miratuar nga Qeveria pa u konsultuar me bizneset.
Nga ana tjetër Shoqata e konsideron imponim ndaj biznesit anëtarësimin e kompanive Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë, bashkë me tarifën e detyrueshme që do të detyrohen të paguajnë.
Letra e plote
Të nderuar Anëtarë të Komisionit Parlamentar,
Ju bëjme me dijeni se FIAA- Shoqata e Investitorëve të Huaj në Shqiperi është njoftuar vetëm disa ditë më parë për projektligjin "Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin nr. 9640, datë 9.11.2006,"Për Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë", i ndryshuar, i cili tashmë është dorëzuar në Komisionet Parlamentare për miratim.
FIAA, e cila përfaqëson kompani të huaja më të shquara që kanë kryer investimet më të mëdha në vend, është një shoqatë me anëtarësim vullnetar dhe ne nuk e shohim veten si institucion konkurues me ndonjë nga dhomat lokale.
Megjithatë FIAA, në emër të anëtarëve të saj, dëshiron të shprehë keqardhjen e saj për proçesin e ndjekur gjatë hartimit dhe paraqitjen për miratim të këtij projektligji. Ne e konsiderojnë si jo të përshtatshme dhe në kundërshtim me nismën e Qeverisë Shqiptare për konsultim publik dhe të gjerë të Ligjeve dhe Rregulloreve, për faktin që një projektligj i tillë nuk është shpërndarë paraprakisht per konsultim me grupet e interesit (p.sh. Kompanitë, Shoqatat, Dhomat e Tregtisë që vazhdimisht veprojnë dhe lobojnë për interesin e Komunitetit të Biznesit, tashmë prej vitesh në Shqipëri), në mënyrë që të gjithë palët të kenë kohën e nevojshme dhe qartësinë për të shqyrtuar dhe komentuar mbi thelbin e ndryshimit të propozuar. Ne besojmë se konsultimi paraprak me palët e interesuara nuk është thjesht një vlerë e shtuar në proçesin ligjbërës, por edhe një parakusht për një proçes të vendimmarrjes demokratike dhe të përgjegjshme.
Për më tepër, në lidhje me përmbajtjen e Projektligjit, ne dëshirojmë të theksojmë se pavarësisht nga detyrimi imponues për të gjitha kompanitë të bëhen detyrimisht anëtarë të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë dhe të paguajnë një tarifë të caktuar, të ngjashme me një taksë të fshehtë, e cila është ende e panjohur, projektligji nuk parashikon asnjë qartësi në lidhje me,
(i) llojin dhe cilësinë e shërbimeve që Dhomat dhe/ose Bashkimi i Dhomave angazhohen se do të kryejnë për anëtarët kundrejt një pagese të tillë të detyrueshme,
(ii) nivelin e përfaqësimit,
(iii) strukturën, përsa i përket organeve vendimmarrëse dhe qeverisëse, rregullat dhe parimet se si do të promovohen, lobohen ose të mbrohen interesat e anëtarëve.
Bazuar në të gjitha arsyet e mësipërme, Ne i lutemi anëtarëve të Komisionit Parlamentar për të dërguar përsëri në Ministri këtë Projektligj dhe për shpërndarjen dhe konsultimin e tij me grupet e interesit, duke përfshirë të gjitha shoqatat dhe organizatat përfaqësuese të Komunitetit të Biznesit në Shqipëri, në mënyrë që proçesi të jetë i duhur dhe të gjitha palët e interesuara të kenë mundësi të shqyrtojnë dhe të komentojnë mbi Projektligjin.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com