Sipas INSTAT, transporti hekurudhor i mallrave në volum/km u rrit 142,0 % në tremujorin e dytë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, 2013. Me rritje 72,1% vlerësohet edhe krahasuar me tremujorin e parë 2014.
Gjithashtu rezulton se transporti ndërkombëtar hekurudhor i mallrave në volum/km u rrit me 55,8 % ndaj të njëjtit tremujor të një viti më parë.
Numri i pasagjerëve për kilometër që udhëtuan me linjat hekurudhore në tremujorin e dytë 2014, krahasuar me tremujorin e dytë 2013 është ulur nga 3,143 në 2,399 pasagjerë/km, ose me një ulje që llogaritet në 23,7 %. Por krahasuar me tremujorin e parë 2014, ky numër është rritur 78,1 %.
ATSH