Biznesi fason letër kryeministrit: Pagesë papunësie edhe për ata që nuk përfitojnë, veshjet mjekësore t’i prodhojmë ne!

Shoqata Kombëtare e Punëdhënësve kërkon nga qeveria që edhe të papunët e biznesit fason që nuk përfitojnë tani nga paketa e ndihmës duhet të marrin pagën e papunësisë. Po ashtu ata nga paketa e dytë vlerësojnë si pozitive, kredinë pa interes dhe shtyrjen e parapagesave të tatimit mbi fitimin.

Shoqata Kombëtare e Punëdhënësve “Proeksport Albania” i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama, ministrit Arben Ahmetaj dhe ministrit të Sipërmarrjes Eduard Shalsi me të cilën ka mirëpritur pjesërisht paketën e dytë financiare të prezantuar nga qeveria.

Sipas biznesit fason kredia prej 150 milionë dollarësh, për të cilën biznesi nuk paguan interesa, si dhe shtyrja e kësteve te parapagimit te tatim fitimit deri më 31.12.2020, janë elementë pozitivë, ndërkohë që kanë kritika për ndihmën prej 40 mijë lekësh.

Sipas tyre në këtë ndihmë nuk përfshihen personat që nuk punojnë, por nuk janë hequr nga listat si rezultat i thirrjes se qeverisë për të mos i hequr. Po kështu, nuk përfshihen ata punonjës që do të hiqen nga listat pas datës 10.04.2020 për arsye të mungesës së punës. Propozimi i “Proeksport Albania” është që këto dy kategori punonjësish të mbetur pa punë në biznesin fason të mbështeten me pagesën e papunësisë me një procedurë të shpejtë dhe te thjeshtuar.

Ndërkohë letra vijon më tej me disa kërkesa të tjera që sektori fason priste që të përfshiheshin në paketën e dytë. Sipas tyre, shteti duhet të marrë përsipër rimbursimin e tepricës kreditore te TVSH-së në ndërmarrjet fason.

Po ashtu ata kërkojnë shtyrjen deri në 31.12.2020 të tatimit mbi qiranë për objektet e marra me qira nga ndërmarrjet fason, të hiqet taksa e pronës për 2020-ën për objektet në pronësi të ndërmarrjeve fason, si dhe të pezullohen tenderët për blerje të veshjeve mjekësore, të policisë dhe ushtrisë që nuk janë urgjente, duke u dhënë përparësi ndërmarrjeve te prodhimit te veshjeve dhe këpucëve për realizimin dhe përmbushjen e këtyre nevojave.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Çelja e negociatave për Grupkapitullin 6, Rama: Një tjetër ditë krenarie, drejt objektivit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE brenda 2030!

Çelja e negociatave për Grupkapitullin 6, Rama: Një tjetër ditë krenarie, drejt objektivit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE brenda 2030!