Pak ditë më parë, në mbledhjen e radhës së qeverisë, kryeministri Berisha tha se “tani do të ulim TVSH-në e industrisë turistike në tërësi”.
Ulja e nivelit të tatimit të vlerës së shtuar, sipas Topuzit, do të rriste interesin e investitorëve të huaj për të ngritur resorte dhe hotele me standarde të larta në vendin tonë.
Komuniteti i bizneseve, që zhvillon aktivitetin ekonomik në fushën e turizmit, kanë vite që kërkojnë uljen e TVSH-së për shërbimet e tyre.
Sipas tyre, barra e lartë fiskale për këto biznese po i nxjerr nga konkurrenca, pasi paketa e produktit që ata i ofrojnë një turisti është më e shtrenjtë se e vendeve të tjera.
Në të gjithë vendin janë të regjistruar rreth 960 njësi akomoduese, nga të cilat 630 janë hotele, ndërsa pjesa janë motele dhe fshatra turistike. Por, turistët janë ankuar shpesh për çmime tepër të larta për këto shërbime në vendin tonë.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 19.05.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)