Biznesi humbet besimin
bankat nuk e kreditojnë

Biznesi humbet besimin<br />bankat nuk e kreditojnë
TIRANE- Nivelit të lartë i kredive me probleme dhe ekonomia e përkeqësuar, kanë penalizuar biznesin shqiptar i cili nuk mund të kreditohet me lehtësi nga sistemi bankar.

Bankat kërkojnë më shumë siguri në huadhënie dhe niveli i kreditimit të biznesit ka shënuar një rënie edhe gjatë muajit Tetor. Sipas Bankës së Shqipërisë, kredia e re për biznesin preku vlerën e 12.8 miliardë lekëve, me rritje të lehtë krahasuar me Shtatorin, por në rënie të thellë me 42%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Për 10-mujorin kredia e re për biznesin ra me rreth 21%. Kreditimi është në rënie për të gjithë sektorët e ekonomisë, duke filluar nga tregtia, ku kredia e re, ra me 17% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë. Dobësimi i kërkesës konsumatore dhe rënia e volumeve të shitjeve po reflektohet edhe në ritmet e sektorit të tregtisë.

Tkurrja e kreditimit ka prekur edhe sektorët prodhues të ekonomisë si industria përpunuese, që pësoi rënie të kredisë së re me 16%, industria nxjerrëse ra me 25% dhe bujqësia me 7%. Sipas Bankës së Shqipërisë, problem kryesor mbetet kërkesa e dobët e bizneseve për kredi.

Vrojtimet e besimit të biznesit kanë treguar se, në të gjithë sektorët ekonomikë, më pak se 20% e ndërmarrjeve kanë kryer investime të reja.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit