Rama: 100 mln $ garanci sovrane, por mund të shkojmë përtej! Shumë personave po u shkurtohet puna!

Aktualisht biznesi i madh ka në dispozicion 100 mln dollarë kredi me kushte preferenciale nëse do ta marrë për ta përdorur për pagat e punonjësve që nuk shkojnë dot në punë. Por kryeministri e la të hapur mundësinë për të shkuar përtej këtij mekanizimi, por më parë po shikohet sjellja e kompanive me instrumentin. Sa i përket kategorive që aktualisht janë pjesë e paketës, Rama tha se edhe sikur kjo gjendje të zgjasë për një vit, paratë do u derdhen deri në fund të luftës.

"Ne sot kemi bërë edhe një takim me bankat dhe kemi marrë garancinë se instrumenti financiar i Garancisë Sovranë të qeverisë, 100 milion dollarë në dispozicion të kompanive për të paguar punonjësit që nuk shkojnë dot në punë, do të funksionojë menjëherë. Ashtu sikundër jemi garantuar se edhe shtyrja e kësteve të kredive për tre muaj, do të bëhet siç e kemi urdhëruar bashkërisht me guvernatorin e bankës qendrore.

E di mirë që ka pasur plot raste hasjesh në probleme me bankat prandaj po e theksoj duke u lutur për durim dhe besim, sepse ne jemi zgjuar edhe kur ju shkoni të flini pas ditës së gjatë të rezistencës. E di mirë edhe që shumë punonjësve po u shkurtohet puna dhe plot sipërmarrës u thonë s'kam c'bëj, ik në shtëpi, ndërkohë që shumë gjinkalla i'a kanë marrë avazit se ne duhet të shkojmë përtej garancisë sovrane për kompanitë, sepse sipas tyre ato nuk do ta shfrytëzojnë garancinë sovranë.

Mbase do të na duhet të shkojmë edhe përtej garancisë sovrane, nuk është diçka që nuk e kemi parashikuar, por jo sot dhe jo symbyllur. Sepse së pari, duhet e do të analizojmë gjatë 10 ditëve të ardhshme, sjelljen e kompanive në raport me instrumentin që u kemi vënë në dispozicion, e së dyti ne nuk e dimë sa do të zgjasë kjo luftë, e kemi të qartë që edhe 1 vit po të zgjasë, kategorive që do t'u derdhim në llogari paratë gjatë këtyre 10 ditëve, do t'ua derdhim deri në fundin e luftës pavarësisht kohëzgjatjes së saj" tha Rama.


Lajmi kryesor:

'Liri me pikatore'! Rama: Në mes të prillit presim të shohim shifrat reale të virusit, më pas do vendosim


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave