Bizneset e vogla dhe personat fizikë për herë të parë sivjet do të dorëzojnë deri në 31 Korrik bilancet vjetore dhe pasqyrat financiare në QKR (Qendra Kombëtare e Regjistrimit) ndërsa nuk do ndryshojë masa e tatimit për to.
Sipas një njoftimi të QKR, mikrondërmarrjet me statusin e personit fizik, që në vitin fundit financiar realizojnë një qarkullim vjetor deri në 2 milionë lekë, do të mbajnë kontabilitetin e thjeshtuar, me regjistrim të njëfishtë, në baza monetare, proces që u kërkon punësimin e një ekonomisti për mbajtjen e bilancit.
Mikrondërmarrjet e tjera, pavarësisht nga forma juridike, duhet t'a mbajnë kontabilitetin sipas të drejtave dhe detyrimeve të konstatuara.
Bilanci duhet të shoqërohet me dokumentin e identifikimit (kartë identiteti ose pasaporte biometrike) dhe me pasqyrat financiare vjetore (Bilanci) të skanuara në format PDF, të mbajtura sipas ligjit për kontabilitetin, thuhet në njoftimin e QKR.
Numri i ndërmarrjeve ekonomike aktive për vitin 2013 ishte 84.790 duke u rritur me 1,4% krahasuar me vitin 2012, sipas INSTAT.
Sipas aktivitetit ekonomik, ndërmarrjet në sektorin e tregtisë zënë 43,3%, ndërsa sipas madhësisë ato me 1-4 të punësuar mbizotërojnë me 89,4%, ku kryesojnë prodhuesit e shërbimeve me 78,9%. /atsh/
/Shqiptarja.com