Shlyerja e detyrimeve të prapambetura të biznesit ka arritur në 20 miliardë lekë, sipas deklarimeve të zv/ministrit të Financave, Erion Luçi. Ai deklaroi se deri në fund të muajit pritet që kjo shumë të rritet në 25 miliardë lekë. Luçi tha se është zgjedhur dhe kompania që do të auditojë procesin e analizës së riskut lidhur me ecurinë e pagesave të prapambetura, që është “Ersten Young”, e cila do të fillojë së shpejti punën.

Auditimi ishte kërkuar nga FMN, që kishte kritikuar vonesën në përmbushjen e objektivit strukturor për kontraktimin e auditorëve të jashtëm në këtë drejtim.