Biznesi i vogël, OSHEE dhe institucionet financiare kanë kohë deri në qershor për të zbatuar fiskalizimin, ndërsa deri në verë nuk do të ketë gjoba. Gjatë diskutrimeve në Parlament, deputeti i PS-së, Erion Braçe i bëri dhe një herë thirrje qeverisë që të marrë masa për fiskalizimin e sektorit të hidrokarbureve.
“Tregu më i madh në vend është ai hidrokarbureve me shumicë dhe pakicë dhe nuk i është nënshtruar fiskalizmit. Edhe përpjekja e mëhershme për të formalizuar këtë treg në shumë raste ka dështuar. Pas vendimit të Gjykatës së Lartë, nuk është më penguese në treg. Tashmë s’ka më asgjë që ta pengojë qeverinë me procesin e fiskalizmit për tregun e hidrokarbureve. Duhet vullnet, që mos të nënshtrohen nga një kompani, në shërbim të një monopolisti”- tha Braçe.
Zbatimi i fiskalizimit në sektorin e hidrokarbuereve ishte pezulluar në maj të vitit 2021 nga Gjykata Administrative pas ankimimit që i bëri kompania e koncesionit të pompave të naftës, e cila u rrëzua në Gjykatan e Lartë.
Opozita nga ana tjetër, kërkoi të shtyhet i gjithë procesi i fiskalizimit deri në rritjen e sigurisë së sistemeve.
"Në kohë reale sot, klientë furnitorë, çmimet e shitjes, blerjes, xhiro ditore, stoqet, kreditë, mund të gjenden dhe mund të merren nga të gjithë ata që kanë interesa për një luftë tregtare në një situatë kur databaza doli për 200 mijë lekë të vjetra."-tha Arbi Agalliu.
Kuvendi votoi edhe shtyrjen deri në prill 2022 të afatit për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme. Pika tjetër e rendit të ditës ishte edhe shtyrja e afatit për ligjin e pronarëve përfitues, në mënyrë që tu jepet më shumë kohë kompanive të deklarojnë aksionerët e tyre të panjohur.
Kuvendi i dha drejtën jeshile marrjes së kredisë 20 milionë euro nga Banka Gjermane që do të përdoren për ngrohjen në konvikte, një kredi 50 milionë euro nga Agjencia Franceze për Zhvillim për sektorin e energjisë, si dhe 105 milionë euro nga BE për procesion e para-anëtarësimit që do të përdoren për konsolidimin e demokracisë, rimëkëmbjen post pandemisë dhe forcimin e shtetit të së drejtës.
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4440
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
REPLIKAT/ Braçe shpërthen ndaj Lapajt: Fashist i vogël i Berishës, ndal shantazhet! I përgjigjet kreu i ‘Shqipëria Bëhet’: Po më kërcënon
7 Dhjetor, 12:50
-
Spahiu: Ky është Kuvendi më banal në 100 vjet/ Gra që sillen si burra dhe burra që sillen si gra
5 Dhjetor, 21:34
-
'Kone', Zhupa ofendon Braçen: O Erion t'u rrit boja, sa shumë m** të ha goja! PS braktis Kuvendin në shenjë proteste, mbyllet seanca (VIDEO)
5 Dhjetor, 12:44
-
'Më dukesh si ruse, por nuk je', Braçe i kthehet Zhupës: Mos u lyej me parfum dhe pri thonjtë! Duhet të hetohesh për dezinformim (VIDEO)
5 Dhjetor, 10:46
-
Erion Braçe 'përplaset' me komentuesin: O hajvan, nuk ka urë të gatshme, po e ndërtojmë
23 Nëntor, 12:11
-
Parlamenti/ Tensione të tjera në sallë, Dogjani kërkon fjalën para Idrizit dhe bllokon foltoren, ndërhyn dhe Garda! Pritet votimi i buxhetit (VIDEO)
19 Nëntor, 20:03
-
Komisioni Ekonomisë ‘pro’ pr/buxhetit 2025! PD voton kundër! Tabaku: Nuk parashikohen fondet për pensionet! Braçe: Të rritet buxheti për sigurinë kibernetike
15 Nëntor, 11:36
-
Skema e TVSH-së në bujqësi shkakton debate në Komisionin Ekonomisë/ Braçe-Denaj: Ka 6 vjet që bëni studime! Ministrja: Gati ta rishikojmë tatimin
13 Nëntor, 16:33
-
‘Harrohet’ sigurimi i detyrueshëm i banesës! Cila është skema e re që propozojnë socialistët? Primi i sigurimit të zbritet nga të ardhurat vjetore të qytetarëve
9 Nëntor, 20:44
-
Dezinformimi/ ‘Mos hapni çdo mesazh që vjen, edhe deputetët 'viktima'! Kreu i AKEP: U mbyllën 155 domaine ruse, 8 të grupeve të hakerimit! Qëllim, shkatërrimi i të dhënave
16 Tetor, 13:16
-
'Nuk dogjëm selinë e PS, thjesht hodhëm molotov', Braçe i përgjigjet deputetes së PD: E thotë sikur ka hedhur oriz në dasmë! Kuptoni gjë ju?
16 Tetor, 10:33
-
Miratohet projektrezoluta, KLSH do të bëjë publik planin e auditimit, kohëzgjatjen dhe audituesit! Debate mes socialistëve për transparencën e institucionit
15 Tetor, 16:15