Biznesi, OSHEE, bankat pa gjoba fiskalizimi deri në qershor! Gjykata i hapi rrugë, Braçe: Fiskalizoni karburantet! Afati për rivlerësimin e pronave shtyhet deri në prill

Biznesi i vogël, OSHEE dhe institucionet financiare kanë kohë deri në qershor për të zbatuar fiskalizimin, ndërsa deri në verë nuk do të ketë gjoba. Gjatë diskutrimeve në Parlament, deputeti i PS-së, Erion Braçe i bëri dhe një herë thirrje qeverisë që të marrë masa për fiskalizimin e sektorit të hidrokarbureve.

“Tregu më i madh në vend është ai hidrokarbureve me shumicë dhe pakicë dhe nuk i është nënshtruar fiskalizmit. Edhe përpjekja e mëhershme për të formalizuar këtë treg në shumë raste ka dështuar.  Pas vendimit të Gjykatës së Lartë, nuk është më penguese në treg. Tashmë s’ka më asgjë që ta pengojë qeverinë me procesin e fiskalizmit për tregun e hidrokarbureve. Duhet vullnet, që mos të nënshtrohen nga një kompani, në shërbim të një monopolisti”- tha Braçe.

Zbatimi i fiskalizimit në sektorin e hidrokarbuereve ishte pezulluar në maj të vitit 2021 nga Gjykata Administrative pas ankimimit që i bëri kompania e koncesionit të pompave të naftës, e cila u rrëzua në Gjykatan e Lartë.

Opozita nga ana tjetër, kërkoi të shtyhet i gjithë procesi i fiskalizimit deri në rritjen e sigurisë së sistemeve.

"Në kohë reale sot, klientë furnitorë, çmimet e shitjes, blerjes, xhiro ditore, stoqet, kreditë, mund të gjenden dhe mund të merren nga të gjithë ata që kanë interesa për një luftë tregtare në një situatë kur databaza doli për 200 mijë lekë të vjetra."-tha Arbi Agalliu.

Kuvendi votoi edhe shtyrjen deri në prill 2022 të afatit për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme. Pika tjetër e rendit të ditës ishte edhe shtyrja e afatit për ligjin e pronarëve përfitues, në mënyrë që tu jepet më shumë kohë kompanive të deklarojnë aksionerët e tyre të panjohur.

Kuvendi i dha drejtën jeshile marrjes së kredisë 20 milionë euro nga Banka Gjermane që do të përdoren për ngrohjen në konvikte,  një kredi 50 milionë euro nga Agjencia Franceze për Zhvillim për sektorin e energjisë, si dhe 105 milionë euro nga BE për procesion e para-anëtarësimit që do të përdoren për konsolidimin e demokracisë, rimëkëmbjen post pandemisë dhe forcimin e shtetit të së drejtës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

'Dhimbje koke' për trajnerët, UEFA gati t'i vijë në ndihmë Sylvinhos për Europianin 2024

'Dhimbje koke' për trajnerët, UEFA gati t'i vijë në ndihmë Sylvinhos për Europianin 2024