Duke përkujtuar 30 vjetorin e zgjedhjeve të 26 majit të vitit 1996, të cilat i konsideron një prej ngjarjeve më të dhunshme të pluralizmit shqiptar, deputeti Erion Braçe reagoi me ashpërsi kundër udhëheqësve të Partisë Socialiste për ‘harresën’ e treguar në këtë ditë.
Në një postim në rrjete sociale Braçe sjell në kujtesë dhunën dhe qëndresën e burrave dhe grave të 26 majit, që sipas tij ndryshoi rrjedhën e historisë.
Duke kujtuar se është zgjedhur deputet për herë të parë pikërisht në zgjedhjet e 26 Majit 1996. ai thotë se pas 30 vitesh në politikë, ndihet ende “në borxh” me socialistët dhe votuesit që i kanë besuar në nëntë palë zgjedhje.
Në postimin e tij të gjatë të shoqëruar edhe me video, Braçe nënvizon se ndërsa udhëheqësit socialistë harrojnë, socialistët e vërtetë jo.
Deklarata e plotë e Braçes në Facebook
26 Maj 1996 – 26 Maj 2026 30 vite nga zgjedhjet më të dhunshme dhe më të përgjakshme në historinë e re të Shqipërisë!
“Udhëheqësit socialistë harrojnë, socialistët jo!”
Për të gjithë ata që në 26 Maj nuk kishin lindur, padija është e mirëkuptuar. Por secili duhet të kuptojë se qëndresa e burrave dhe grave të 26 Majit ndryshoi rrjedhën e historisë në këtë vend dhe përshpejtoi rrëzimin e një regjimi kriminal që po vidhte dhe vriste.
Për të gjithë ata që në 26 Maj ishin të mitur, panë prindërit e tyre të masakroheshin pasi u kishin marrë gjithçka, përfshi punën, dhe sot drejtojnë, harresa është e pafalshme. Por secili prej tyre duhet të kuptojë që historia e Partisë Socialiste nuk nis me ta.
Për gjithë të tjerët që e dinë ç’është 26 Maji, e kanë jetuar, kanë mësuar për të por nuk e kanë provuar, harresa nuk është politike. Secili prej tyre duhet të kuptojë se është gjaku i socialistëve, i popullit të majtë të masakruar në 26 Maj. Gjaku nuk është ujë, nuk bëhet ujë, nuk shuhet me ujë, nuk falet!
2. “Sot, unë bëj 30 vite i zgjedhur me votën e socialistëve, të majtëve dhe të njerëzve që kanë besuar në nëntë palë zgjedhje!”
Kam kërkuar disa herë në 30 vite procesverbalet e zgjedhjeve të 26 Majit. Më në fund i gjeta. Unë u zgjodha për herë të parë në këto zgjedhje dhe këto procesverbale, të hartuara pas dhunës barbare dhe masakrës elektorale, e dëshmojnë këtë.
Janë të gjithë njësoj. Tregojnë se kanë votuar 95, 96 deri në 100% të listës së votuesve. Janë të korrigjuar dhe dëshmojnë masakrën dhe pasojat e saj. Dy kohë: në të parën isha humbës, në të dytën isha fitues. Groteske, por me gjak.
Nga qershori i vitit 1997, në 2001, 2005, 2009, 2013, 2017, 2021 dhe 2025, tetë herë rresht jam paraqitur në zgjedhje dhe jam zgjedhur me votën e socialistëve, të majtëve dhe njerëzve që kanë besuar tek unë.
Kam qëndruar dhe jam munduar të bëj punën me përkushtim e besnikëri ndaj këtyre njerëzve në Poliçan, Berat, Kuçovë, Urë Vajgurore, Divjakë, Lushnjë e Fier. Këtë po bëj edhe në Tiranë. Jam ende në borxh me secilin votues, socialist e jo vetëm, dhe kështu do të jetë gjithë jetën.
Nuk ka punë apo rezultat që vjen në balancë me nderin më të madh në jetë: të qenit i zgjedhur për të punuar prej atyre njerëzve. Pafund krenar që 30 vite më pas nuk më njohin thjesht si deputet të Beratit, por si njeri nga Berati. Ashtu si nga Divjaka, Krutja, Allkaj, Bubullima, Kolonja, tani edhe nga Njësia 5 e Tiranës, Tirana vetë.
Komente











Brace grip i vogel me pasoja te lehta rrufë edhe qyrra deke qene se ne 97 e mkren socialistet. Nderkihe u be mbi 7 vjet qe jo vetem gjaki i demokrateve por dhe i shqipetareve neperkembet nga keta te paudhe.
Përgjigju