Biznesi përqafon nismën e Bashkisë së Tiranës për hapjen e këndeve të lojërave

Suksesi i Bashkisë së Tiranës me ndërtimin e këndeve të lojërave në çdo lagje të qytetit, ka zgjuar edhe interesin e privatëve për krijimin e mjediseve të tilla për fëmijët. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mori pjesë dje në përurimin e këndit më të ri të lojërave, i quajtur “Latitude”, i cili jo vetëm që ka krijuar një hapësirë të re për fëmijët dhe prindërit e tyre, por edhe ka sjellë më shumë punësim.

“Ka ardhur dita që edhe sipërmarrësit shqiptarë po shohin potencialin që kanë investimet për fëmijët, tek jeta e shëndetshme, tek të marrurit me sport të pastër, tek loja në skuadër, tek një mënyrë shumë më e mirë për të kaluar kohën, se sa kafenetë, bingot apo bastet. Më bëhet zemra mal sepse do të thotë që ajo që mbollëm me fushatën e këndeve të lodrave, kur merr bekimin e biznesit, i cili është gjithmonë më dyshues sepse i duhet të marrë kredi, të harxhojë para, do të thotë që kemi bërë gjënë e duhur”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku u shpreh se pavarësisht se në fillim shumë njerëz ishin skeptikë për ndërtimin e këndeve të lojërave, kjo nismë ka rezultuar e suksesshme. Veliaj theksoi se më e rëndësishme se zgjedhjet e ardhshme, qëllimi i bashkisë ka qenë të punojë për gjeneratën e ardhshme, fëmijët.

“Njerëzit më thoshin mos u merr me kalamajtë, ti je politikan tani, duhet të merresh me ata që votojnë dhe ata që paguajnë taksa. Kalamajtë as nuk votojnë, as nuk paguajnë taksa. Por, gjithmonë kisha një pyetje: do mendojmë vetëm për zgjedhjet e ardhshme apo për gjeneratën e ardhshme? Për çunat dhe gocat që nesër do të drejtojnë këtë vend, këtë qytet, këtë shtet, dhe do mësojnë që në këtë moshë se çfarë do të thotë të humbasësh, që nuk është fundi i botës, e çfarë domethënë të fitosh”, deklaroi ai.

Veliaj nënvizoi se partia kryesore e qytetarëve shqiptarë duhet të jetë familja e tyre dhe shtoi se 45 këndet e hapura vetëm në katër vite, kanë sjellë edhe një emancipim të familjeve shqiptare dhe të gjithë shoqërisë sonë.

“Jam shumë i lumtur që është krijuar një hapësirë fantastike, ndoshta më e mira në Ballkan, për të kaluar kohë cilësore dhe kohë familjare. Merremi shumë me gjëra pa vlerë dhe harrojmë që partia kryesore, qëllimi kryesor, sipërmarrja kryesore e njeriut është familja e tij”, tha Veliaj.

Bashkia e Tiranës në 4 vitet që lamë pas ka investuar shumë në ndërtimin e mjediseve për fëmijët, qoftë në kënde lojërash në shumicën e lagjeve të kryeqytetit, qoftë në terrene sportive.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BENI: 16/06/2019 01:10

    DUHEN NDERTUAR FUSHA SPORTIVE FUTBOLLI ME BAR ORIGJINAL,,,MJAFT ME KALCETO QE NUK JANE SHUME TE SHENDETSHME SEPSE JANE ME BAR ARTIFICIAL,,,PER KETE JU SOCIALISTET KENI NJE PERVOJE NEGATIVE,,,SEPSE I KENI ZENE FUSHAT E FUTBOLLIT NE TIRANE DHE LULISHTET ME PALLATE NE KOHEN E EDI RAMES,,,KY ESHTE NJE TURP PER EDI RAMEN ,,,VETEM ANEKSI I SELMAN STERMASIT KA SHPETUAR,,,KJO NDIKON NE SHENDETIN E TIRANASVE,,,BETON GJTHANDEJ....///

    Përgjigju
  • Lik: 15/06/2019 22:42

    Sa koston bileta per te luajtur femijet ne ate mjedis

    Përgjigju
    • beni: 20/06/2019 15:20

      mos pyet se bileta fillon nga 400 deri 1200. pa llogaritur 100 leke qe duhen per kepucet.

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Opozita rikthehet vetëm nëse bën 'Kongresin e 10' për të dënuar Sali Berishën!

Ylli Pata: Opozita rikthehet vetëm nëse bën 'Kongresin e 10' për të dënuar Sali Berishën!