Biznesi: Të hetohet tregu
i karburanteve, ka abuzime
"Publikimi i emrave të abuzuesve është i nevojshëm për vetë operatorët e ndershëm të sektorit, që në mënyrë të padrejtë mund të ndëshkohen nga konsumatorët”, vijon Konfindustria.
TIRANË - “Konfindustria mbështet nismën e organit qëndror të akuzës për fillimin e hetimeve në lidhje me problematikën e vazhdueshme të tregut të karburantëve në vend”, theksoi me anë të një deklarate për shtyp, Administratori i Përgjithshëm i Konfindustria-s, Gjergj Buxhuku.
Aq më shumë, vijon ai, “rritet rëndësia e nismës së sipërpërmendur e prokurorisë kur në mënyrë të pakuptueshme institucionet respektive të sektorit nuk veprojnë për publikimin e emrave të abuzuesve me sasinë e karburantit”.
“Publikimi i emrave të abuzuesve është e nevojshme edhe për vetë operatorët e ndershëm të sektorit, që në mënyrë të padrejtë mund të ndëshkohen nga konsumatorët”, vijon Konfindustria.
“Konfindustria vlerëson, se ndërmarrja e nje nismë të tillë është e nevojshme duke marre parasysh, se kemi të bëjmë me tregun më të madh në vend me një xhiro vjetore të llogaritur afër 1 miliard euro duke përfaqësuar mbi 10% të PPB të vendit, që nënkupton, se abuzimet mund të arrijne në vlera absolute prej dhjetëra miliona euro/vit”, thuhet në deklaratë.
“Konfindustria thekson, se problem mjaft shqetësues në dem të biznesit, qytetareve shqiptare dhe ekonomisë kombëtare në përgjithësi perveç abuzimit me peshën paraqet mbi te gjitha cilësia jashtë standartit e karburanteve në vend. Sipas të dhenave të para disa kohëve nga Inspektoriati Qëndror Teknik/ISQ mbi 30 mijë ton karburante/vit janë jashtë standarteve të lejuara”, përfundon Buxhuku.
Redaksia online
(ac/sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68.1%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3102
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille
27 Nëntor, 22:55
-
DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr
27 Nëntor, 22:46
-
Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite
27 Nëntor, 22:41
-
Spahiu: Lirimi i Berishës nuk është vendim pafajësie por thjesht masë sigurie
27 Nëntor, 22:38
-
Po tani, ka drejtësi zoti Berisha ?
27 Nëntor, 22:37
-
Kërkesa e opozitës për qeveri teknike, Alimehmeti në 'Repoltix': Duhet vullnet politikë nga PD dhe PS! Zarat janë hedhur! Faik Basha: E nevojshme
27 Nëntor, 22:25
-
Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin
27 Nëntor, 22:19
-
Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës
27 Nëntor, 22:16
-
Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion
27 Nëntor, 21:56
-
Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi
27 Nëntor, 21:51
-
GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në 'Repolitix': Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë
27 Nëntor, 21:39
-
Prag feste, Rama ndan fotoalbumin e fëmijëve veshur kuqezi
27 Nëntor, 21:35