Biznesi vlerëson situatën
e krijuarpas zgjedhjeve

Biznesi vlerëson situatën<br />e krijuarpas zgjedhjeve
TIRANE - Në një prononcim të saj, grupimi i bizneseve Konfindustria arsyeton se pritshmëritë pozitive të institucioneve, subjekteve dhe individëve, që financojnë në letrat me vlerë të shtetit shqiptar lidhen me disa ndryshime të rëndësishme strukturore, që janë në proces në ekonominë kombëtare.

Të tilla, sipas saj, janë qendrueshmëria relative e ekonomisë shqiptare ndaj krizës globale shprehur në mënjanimin e recesionit teorik; pritshmëritë e përfitimeve nga zbatimi i projekteve të mëdha si p.sh projekti strategjik TAP i përcimit nga territori tokeësor dhe detar i Shqipërisë drejt Italisë i gazit azer;

projektet e kompanive me rëndësi botërore në fushën e prodhimit të energjisë elektrike nga HEC, ku përmendim Stacraft/Norvegji, etj., në fushën e zbulimit të rezervave të naftës si projekti i Shell-Petromanas apo kërkesat në rritje të biznesit të huaj për investime në Shqipëri.

Këto, thekson Konfindustria, janë disa nga shkaqet, që shpjegojnë besimin në rritje për të financuar borxhin publik te vendit. Kjo ka sjellë uljen e ndjeshme të normës së interesit për bonot e thesarit në gjysmën e dytë të vitit 2013.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 02.07.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe shitje narkotikësh, arrestohet 41-vjeçari (EMRI)

Durrës/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe shitje narkotikësh, arrestohet 41-vjeçari (EMRI)