TIRANË- Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë dhe Drejtori i saj,  Ardian Çipa, morën Medaljen e argjëndë "Shqiponja e Artë" nga sipërmarrës biznesi, shqipëtar dhe të huaj.
Kështu, Komisioni i Vlerësimeve të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, ka vendosur dhënien e Medaljes për Drejtorinë e Policisë Qarku Tiranë, me motivacionin, "Mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme dhe përkushtimin profesional në mbarëvajtjen e edicionit të 21 të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës".
Gjate marrjes se medaljes se argjende nga Drejtori i Policise se Tiranes, Ardian Cipa
Gjatë fjalës përshëndetëse, Çipa, theksoi se, ne të gjithë së bashku, kemi krijuar kushtet e favorshme për rendin e sigurinë, për ekspozuesit dhe vizitorët vendas dhe ndërkombëtare, duke dëshmuar gadishmëri dhe nivel të lartë përgatitjeje.
Policia e Tiranës, ka në fokus të saj, rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve, në kuadër të misionit të saj, për kontributin në shoqërinë tonë dhe prioritetet që i janë dhënë për një përgjegjësisë sociale, bashkërenduese me të gjithë aktorët, intitucionet ligjzbatuese dhe biznesin.
Falë një klime mjaft të mirë me përfaqësues të biznesit, mundësuam ndërtimin e mjediseve të reja dhe moderne të Komisariateve të Policisë së Tiranës, për dhënien në kohë reale të shërbimit qytetar dhe komunikimin etik të punonjësve të policisë. /ATSH/