Biznesmenë, teologë e një pronar TV në Kavajë, në skaner për financime nga terroristët

Biznesmenë, teologë e një pronar TV në Kavajë, në skaner për financime nga terroristët

Disa biznesmenë, teologë, imamë dhe kryetarë të shoqatave islamike në Shqipëri madje deri në pronarë televizioni janë vënë në verifikim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, si persona që dyshohet se financojnë terrorizmin apo që marrin fonde nga organizatat e huaja financuese të terroristëve. Hetimi i nisur thuajse 6 muaj më parë vijon të jetë ende i hapur nga Krimet e Rënda, i cili po administrohet nga prokurori i çështjes Eugen Beci

“Shqiptarja.com” mëson se mes personave që është vënë në verifikim është dhe pronari i një televizioni në Kavajë. Pak muaj më parë ai është marrë në pyetje, ndërkohë që tashmë oficerët e Shërbimit Informativ Shtetëror dhe prokuroria janë duke verifikuar me imtësi transfertat bankare që ai ka pasur nga vendet islamike apo me persona që dyshohet si financues të terrorizmit. 

Personat në verifikim kishin ngritur një skemë për të trasferuar para në vende të ndryshme të Europës me anë të bankave dhe agjencive për transferimin e parave. Paratë tërhiqeshin nga të tjerë individë në këto vende. Ata janë identifikuar dhe po punohet ngushtë me disa shtete për të mësuar destinacionin përfundimtar të parave. Mes personave të tjerë që janë në listën për tu verifikuar ekzistojnë emra të disa individëve në zonën e Belshit,Cërrikut, Elbasanit, Tiranës, Pogradecit, Kavajës dhe Durrësit. Të gjithë këta personazhe dyshohet se marin fonde nga organizata islamike që financojnë terrorizmin dhe prej kohësh llogaritë e tyre bankare janë vënë nën lupën e hetuesve.

Disa prej këtyre persona që jetojnë në Shqipëri, administrojnë biznese dhe shoqata jo fitimprurëse, me anën e të cilave mbulojnë apo motivojnë thithjen e shumave financiare nga organizatat islamike të huaja. Deri tani nuk ka asnjë person të arrestuar apo ndaluar. Për nevojë të hetimit, nga bankat e niveleve të dyta dhe agjencitë e transferimit të parave po merren të gjithë të dhënat dhe veprimet që kanë kryer këta persona. Hetimi i autoriteteve shqiptare ndaj terrorizmit vjen pasi aksioneve kundër këtij fenomeni. Në 3 Maj të 2016, Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me 126 vite burg 9 persona, që akuzoheshin se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin dërguar në luften siriane dhjetra shqiptarë, ndër to gra dhe fëmijë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • rexhep tahipi: 14/03/2019 04:52

    PO keta qe marrin leke nga sorrosi i kontrollon njeri? Jo per gje po edhe keta si salafite duan te na imponojne nje menyre jetese te ndryshme nga ajo qe ne si komb pretendojme qe eshte e mire!

    Përgjigju
    • rexhep tahipi: 14/03/2019 23:45

      ku eshte pergjigjia ime mo breshkaxhi?

    • rexhep tahipi: 14/03/2019 21:39

      PO une flas ne emer te popullit! SEPSE nuk jam sorrosit, gjylenist, salafist. SEPSE nuk jam pro turk, pro arab, pro grek, pro italian, pro amerikan, apo pro cfaredo tjeter. SEPSE Populli shqiptar eshte: myslyman sunit, bektashi, ortodoks apo katolik. SEPSE Populli shqiptar nuk eshte cifut, selef, ungjillor, protestant, vahabist, sorrosit apo gjylenist. Ty pse te dogji e ke bere familjen stalle gamilesh per sauditet apo vishesh si byt**ire qe te marresh leke sorrosi?

    • Tahip Kamberi: 14/03/2019 15:38

      Ti po flet ne emer te kombit? Me c'te drejte? Jetoje jeten tende sic deshiron dhe mos fol per te tjeret.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve