‘Biznesmeni’, 3 net në Teatrin Kombëtar! Shkamb Jaka me ekspozitë te 'Tulla'! Të rinjtë e Qendrës Kulturore me ekspozitë! ‘Mbetjet e paranojës’ në Korçë!

1.     Premiera "Biznesmeni" me dramaturg Viktor Zhustin e regji të Gëzim Kames shfaqet nga sot në orën 19.00m, për tri net radhazi në Teatrin Kombëtar me një kast të përzgjedhur aktorësh.

2.     Komedia premierë “Një shtrat plot me të huaj” vijon të shfaqet çdo mbrëmje në orën 19 deri në 31 mars në teatrin  “Aleksandër Moisiu”, me regji nga Adelina Muça dhe një kast të përzgjedhur aktorësh.

3.     Vijon sot në orën 19.00 deri të dielën në Teatrin Eksperimental komedia “1 milion euro për dashni” me autor Giuseppe Della Misercordia, regji të Xhemi Demit e protagonistë Neritan Liçajn dhe Ketjona Pecnikajn.

4.     Çelet sot në orën 19.00 në Qendrën Kulturore Tulla ekspozita vetjake e Shkamb Jakës, “Teknotopia: Është kjo Hiperreale?”, e kuruar nga Labinot Kelmendi.

5.     Qendra Kombëtare Kulturore për Fëmijë çel sot, prej orës 11.00, ekspozitën “Art&Crafts” me punime nga të rinjtë e talentuar të kursit të skenografisë.

6.     Me praninë e artistit Ilir Kodhima shkolla e muzikës ”Prenk Jakova” mban sot në orën 12.00 një koncert nga “Sinfonia de Carnaval” dedikuar natyrës dhe biodiveristetit.

7.     Qëndron e hapur deri në 26 prill në sallat ekspozuese të bibliotekës “Thimi Mitko” në Korçë ekspozita “Mbetjet e paranojës” me fotografi të mjeteve të rënda ushtarake të dokumentuara nga Diebold.

8.     Pret vizitorët në galerinë “Fab” deri në 2 prill ekspozita personale e artistit Pjerin Kolnikaj “Skulpturë”, që kurohet nga Vladimir Myrtezaj.

9.     Qëndron e hapur në galerinë “NAAN” në Tiranë  deri në 17 prill ekspozita personale  e artistit Stefano Romano “At the edge of everything we are”.

10.   Ekspozita "Lana Tirana Para - Pas” (tranzicionit) e fotografit Roland Tasho, me në fokus transformimin në kohë të Lanës, Piramidës e Pazarit të Ri, pret vizitorët në Galerinë e Arteve Tiranë deri në 7 prill.

A.D/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Kontributi parësor i turizmit nga jashtë: Vjet 4.1 miliardë euro në 21 miliardë gjithsej të PBB-së. Sivjet, ndoshta 50% më i lartë

Kontributi parësor i turizmit nga jashtë: Vjet 4.1 miliardë euro në 21 miliardë gjithsej të PBB-së. Sivjet, ndoshta 50% më i lartë